të bërëtë 47
47
1Edhe Josifi erdhi e i dha zë Faraonit, edhe i tha: Im atë, edhe tem vëllezër, edhe dhënt’ e atyre, edhe lopët’ e atyre, edhe gjithë ç’kanë, erthnë nga dheu i Hanaanit, edhe na tek janë ndë dhe të Goshenit.
2Edhe mori shtatë burra prej të vëllezërish, e ja nxori përpara Faraonit.
3Edhe Faraoni u tha të vëllezëret ati: Ç’punë bëni ju? Edhe ata i thanë Faraonit: Shërbëtorët’ e tu (janë) bari dhënsh, edhe neve, edhe atëritë tanë.
4Pastaj i thanë Faraonit: Erdhëm që të zëmë vënt ndë këtë dhe, sepse s’ka kullotë për tufat’ e shërbëtorëvet tu, sepse zia u rëndua ndë dhet të Hanaanit, tashi pra, të lutemi, le të rrimë shërbëtorët’ e tu ndë dhet të Goshenit.
5Edhe Faraoni i tha Josifit: Yt atë edhe tët vëllezër erthnë te ti, 6dheu i Egjyptërisë është përpara teje, vërë të rrinë yt atë edhe tët vëllezër ndë më të mirinë dhe, edhe le të rrinë ndë dhe të Goshenit, edhe ndë di se gjëndenë ndër ata burra të zotë, vëri kujdestarë mbi bagëtit të mia.
7Edhe Josifi futi Jakovinë t’anë, edhe e nxori përpara Faraonit, edhe Jakovi bekoi Faraonë. 8Edhe Faraoni i tha Jakovit: Si sa (janë) dit e vietet jetësë sate? 9Edhe Jakovi i tha Faraonit: Dit e vietet mi ndë dhe të huajë (janë) një qint e tridhietë viet, dit e vietet jetësë sime kanë qenë të paka e të liga, edhe nuk’ ua harrinë ditvet vietet jetës’ atërëvet mi ndë dit që rrijnë ndë dhe të huajë. 10Edhe Jakovi bekoi Faraonë, edhe doli nga syt’ e Faraonit.
11Edhe Josifi vu t’anë edhe të vëllezëritë të rrinë, edhe u dha atyre vënt ndë dhe të Egjyptërisë, mbë më të mirinë dhe, ndë dhe të Ramesësë, sikundrë urdhëroi Faraoni. 12Edhe Josifi ushqente me bukë t’anë, edhe të vëllezëritë, edhe gjithë shtëpin’ e t’et pas fëmijëvet (atyre).
13Edhe nukë (kishte) bukë mbë gjithë dhenë, sepse zia ishte fort e rëndë, kaqë sa dheu i Egjyptërisë, edhe dheu i Hanaanit u shuanë nga zia.
14Edhe Josifi mbëlodhi gjith’ argjëndinë që gjëndej ndë dhe të Egjyptërisë, e ndë dhe të Hanaanit për drithinë që blininë, edhe Josifi pruri argjëndinë ndë shtëpi të Faraonit.
15Edhe passi u mbarua argjëndi nga dheu i Egjyptërisë, e nga dheu i Hanaanit, erthnë gjithë Egjyptianëtë te Josifi, e i thanë: Epna bukë, sepse përse të vdesëmë përpara teje? Sepse u mbarua argjëndi. 16Edhe Josifi tha: Bini bagëtitë tuaja, edhe do t’u ap (bukë) ndë vënt të bagëtivet tuaj, ndë u mbarua argjëndi. 17Edhe (ata) prunë bagëtit’ e tyre te Josifi, edhe Josifi u dha atyre bukë ndë vënt të kuajvet, e ndë vënt të dhënet, e ndë vënt të qevet, e ndë vënt të gomarëvet, edhe i ushqeu ata me bukë atë vit ndë vënt të gjithë bagëtivet atyre.
18Edhe passi u mbarua ay vit, erthnë tek ay të dytinë vit e i thanë: S’do ta fshehëmë prej tën zot se s’mbeti argjënt, edhe bagëtitë (u bënë) të tën zot, veç kurmatë tanë, edhe dheu ynë, 19përse të humbasëmë përpara teje, edhe neve, edhe dheu ynë? Blina neve, edhe dhenë tanë për bukë, edhe do të jemi, neve edhe dheu ynë, shërbëtorë te Faraoni, edhe epna farë, që të rroimë, e të mos vdesëmë, edhe të mos shkretonetë dheu.
20Edhe Josifi bleu gjithë dhen’ e Egjyptërisë për Faraonë, sepse Egjyptianëtë shitnë gjithësecili arën’ e ti, sepse zia u rëndua tepërë mbi ata, kështu dheu u bë i Faraonit, 21edhe gjëndëjesë u ndërroi vëndetë ndër qytete, nga njëra anë e sinorevet Egjyptërisë, gjer ndë tiatrët anë t’asaj, 22vetëmë dhen’ e priftëret nukë bleu, sepse priftëritë kishinë piesën’ (e tyre) nga Faraoni, edhe haninë piesën’ e tyre, që u kishte dhënë Faraoni, përandaj nukë shitnë dhen’ e tyre.
23Atëhere Josifi i tha gjëndëjesë: Na tek bleva juve edhe dhenë tuaj sot për Faraonë, na merrni farë, edhe mbillni dhenë, 24edhe ndë kohë të drithit, do t’i epni të pesëtënë Faraonit, edhe të katrë piesatë do të jenë tuajatë, për farë arash, e për ushqiminë tuaj, e për ata që janë ndë shtëpi tuaj, edhe për ushqim të djemet tuaj. 25Edhe ata thanë: Ti na shpëtove jetënë, le të gjejmë hirë përpara tën zoti, edhe le të jemi shërbëtorët’ e Faraonit.
26Edhe Josifi vuri këtë zakon ndë dhe të Egjyptërisë, gjer mbë sot: t’i epet’ e pesëta Faraonit, përveç dheut priftëret vetëmë, që nuk’ u bë e Faraonit.
27Edhe Israili ndënji ndë dhe të Egjyptërisë, ndë dhe të Goshenit, edhe vuri gjë nd’atë, edhe u shtuanë, e u shumuanë fort. 28Edhe Jakovi rroi edhe shtatëmbëdhietë viet ndë dhe të Egjyptërisë, edhe dit’ e vietet jetësë Jakovit u bënë një qint e dyzet e shtatë viet.
29Edhe u afruanë dit e Israilit që të vdiste, edhe (ay) thirri të birrë Josifnë, e i tha: Ndë kam gjeturë hirë tashi përpara teje, të lutem, vëre dorënë tënde ndënë kofshët time, edhe bën tek unë përdëllim e të vërtetë, të mos më këllaç ndë varr, të lutem, ndë Egjyptëri, 30po do të flë bashkë me atërit’ e mi, edhe do të më ngresh nga dheu i Egjyptërisë, edhe do të më këllaç ndë varr t’atyre. Edhe ay tha: Unë do të bënj pas fialësë sate. 31Edhe ay tha: Bëmë be, edhe (ay) i bëri be. Edhe Israili unji kryetë mbi majët të shkopit (ati).
Currently Selected:
të bërëtë 47: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë