Psalteri 142
142
Mashhil i Davidit: uratë, kur ishte ndë shpellët.
1Klitha mbë Zotinë me zaninë t’em, iu lutsh Zotit me zaninë t’em.
2Kam me derdhunë të lutunitë t’em përpara ati, kam me diftuem shtrëngiminë t’em përpara ati.
3Kur m’u zu fryma, atëherë ti ngjofte udhët’ e mia. Pshefnë kurth për mue, mb’ate udhë qi ecëjem.
4Vështroishiem mbë të diathtë, e shkoishiem, por s’kishte ndonji të më ndifte; mpshtetëja hupi prei meje, edhe s’kishte ndonji të kërkonte shpirtinë t’em.
5Thirra te ti, o Zot, e thashë: Ti je shpëresa eme, piesa eme ndë dhe të gjallëvet.
6Mba-i vesh zanit t’em, se u përvuna fort, shpëto-më prei atyne qi më ndiekinë, se janë më të fortë se unë.
7Nxir shpirtinë t’em prei burgut, qi të lavduroj emëninë tand; të dreitëtë kanë me më qarkuem, kur të ma shpaguejsh.
Currently Selected:
Psalteri 142: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.