YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 20

20
Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1Të ndëgjoftë Zoti ndë ditë të shtrëngimit! Të vuftë mbë vend të naltë emëni i Perëndisë Iakobit!
2Të dërgoftë ndifmë prei të shenjtënuemit vend, edhe të forcoftë prei Sionësë!
3Kuitoftë gjithë dhunëtiat’ e tua, edhe të prittë kurban gjithë-dieguninë! Selah.
4Të dhashtë mbas zemrësë s’ate, edhe mbaroftë gjithë këshillënë tande!
5Kemi me u gëzuem për shpëtiminë tand, edhe kemi me ngritunë nalt shenjëtë mb’emënit të Perëndisë; Zoti mbaroftë gjithë të lypunat’ e tua!
6Tashti e ngjofta, se Zoti shpëtoi të lyemin’ e vet; ka me e ndëgjuem prei qiellit shenjtënisë vet; shpëtimi i së diathtës’ ati ashtë me fuqi.
7Disa mburrenë ndë kerre, e disa ndë kual’, por na kemi me kuituem emënin’ e Zotit Perëndisë t’onë.
8Këta rrëshqitnë edhe ranë, por na u ngritëm, edhe ndenjëm dreitë.
9O Zot, shpëto mbëretinë, edhe ndëgjo-na, atë ditë qi thërresim.

Currently Selected:

Psalteri 20: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalteri 20