YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 66

66
Mbë të parinë kankatuer. Kankë psallme.
1Brohorini për Perëndinë, gjithë dheu. Psallni lavdin’ e emënit ati,
2bani të lavdueshim kankën e ati.
3Thoni Perëndisë: Sa të frikëshime janë punët’ e tua! Për madhënin’ e fuqisë s’ate bajënë sikurse të ndëgjojën’ anëmiqt’ e tu.
4Gjithë dheu ka me të lutunë, e me psallunë për tyi, kanë me psallunë për emëninë tand. Selah.
5Eni e shifni punët’ e Perëndisë: asht’ i frikëshim mbë punët te të bijt’ e njerëzëvet.
6Bani detinë dhe të thatë, shkuenë luminë mbë kambë, atie u gëzuenë për atë.
7Me anë të fuqisë së vet zotënon për gjithë jetënë; syt’ e ati shikojënë kombetë, krye-ngritunitë mos naltofshinë vetëvetëhenë. Selah.
8Bekoni Perëndinë t’onë, o popuj, edhe bani të ndëgjohetë zani i lavdurimit ati,
9i cilli ruen shpirtinë tanë ndë jetët, edhe nukë len me u tundunë kambëtë t’ona.
10Sepse ti na shprovove, o Perëndi, na shprovove, sikurse shprovohet’ argjandi.
11Na shtive ndë rrietët, na vunë barrë të randë mbë kraha.
12Sdrype njerëz mbi krenët t’anë, shkuem ndëpër ziarrm e ndëpër ujë, edhe na nxore ndë të praitunë.
13Kam me hymë ndë shtëpit tande me kurbane gjithë-diegunë, kam me të dhanë uratat’ e mia,
14të cillat’ i nxuernë buzët’ e mia, edhe goja eme foli ndë shtrëngim t’em.
15Kam me të prumë kurbane gjithë-diegunë deshësh të maim, bashkë me qem, kam me prumë qe bashkë me sqepë. Selah.
16Eni e ndëgjoni, gjithë ju qi keni frikë Perëndinë, edhe kam me treguem sa i bani shpirtit t’em.
17Bërtita tek ai me gojët t’eme, edhe ai u naltue me gjuhët t’eme.
18Ndë shifshiem të shtrembëtë ndë zemërë t’eme, Zoti s’kishte me gjegjunë,
19përandai Perëndia më ndëgjoi, mbaiti vesh zanit lutëjesë s’eme.
20 Qoftë bekuem Perëndia, qi s’largoi të falunitë t’em, edhe përdëllimin’ e vet prei meje.

Currently Selected:

Psalteri 66: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalteri 66