YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 72

72
Psallmë për Solomoninë.
1O Perëndi, ep-i gjyqinë tand mbëretit, edhe dreitëninë tande të birit mbëretit,
2për me gjukuem popullinë tand me dreitëni, edhe të vobegët’ e tu me gjyq.
3Maletë kanë me i prumë paqtim popullit, edhe kodratë dreitëni.
4Ka me gjukuem të vobegët’ e popullit, edhe ka me shpëtuem të bijt’ e të nevojëshimëvet, edhe ka me dërrmuem shtrëngimtarinë.
5Kanë me të drashunë breza mbas brezash, deri sa të jetë dielli edhe hana,
6Ka me sdrypunë porsi shi mbi bar të korrë, porsi pikatë qi pikojënë mbi dhet.
7I dreiti ka me lulëzuem ndë ditt t’ati, edhe ka me qenunë shumë paqtim, deri sa të mos jetë ma hanë.
8Edhe ka me zotënuem çë prei detit deri ndë det, edhe çë prei lumit deri ndë anët të dheut.
9Ata qi rrinë ndë shkretina kanë me ranë ndë gjunjë përpara ati, edhe anëmiqt’ e ati kanë me lëpimë dhe.
10Mbëretënit e Tharshishë, edhe të ujdhesavet kanë me prunë dhunëtia, mbëretënit e Arabisë edhe të Shebasë kanë me prumë dhunëtia.
11Edhe gjithë mbëretënitë kanë me lutun’ atë, gjithë kombetë kanë me i shërbyem.
12Se ka me shpëtuem të vobegunë, kur gërthet, edhe të nevojëshimin’ edhe atë qi s’ka kush i ndif.
13Ka me kursyem të vobegun’ edhe të nevojëshiminë, edhe ka me shpëtuem shpirtënat’ e të vobegëvet.
14Ka me shpërblyem shpirtënat’ e atyneve prei gënjeshtrës’ e prei pa-udhënisë, edhe gjaku i atyneve ka me qenunë shumë i ndershim ndë sy të ati.
15Edhe ka me rruem, edhe ka me i u dhanë prei arit Arabisë, edhe kanë me u falunë për atë kurdo, gjithë ditënë kanë me e bekuem.
16Ndë qoftë nji dorësë gruni ndë dhet mbi majat të malevet, pem’ e ati ka me u tundunë përmbi Libaninë, edheata prei qytetit kanë me lulëzuem porsi bar’ i dheut.
17Emëni i ati ka me qenunë për gjithë jetënë, emëni i ati ka me mbetunë deri sa të jetë dielli, edhe farat’ e dheut kanë me u bekuem tek ai, gjithë kombetë kanë me lumënuem atë.
18 Qoftë bekuem Zoti Perëndia, Perëndia i Israelit, i cilli vetëmë ban mërekulli.
19Edhe qoftë bekuem i lavdueshimi emëni i ati ndë jetë të jetësë, edhe u mbushtë gjithë dheu me lavdin’ e ati. Amen, edhe Amen.
20U mbaruen’ uratat’ e Davidit të birit Iesseut.

Currently Selected:

Psalteri 72: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalteri 72