YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 86

86
Urata e Davidit.
1Kurrus veshinë tand, o Zot, edhe ndigjo-më, se unë jam i vobek e i nevojëshim.
2Ruei shpirtinë t’em, se jam i dreitë; ti, o Perëndia em, shpëto shërbëtorinë tand, qi shpëren mbë tyi.
3Përdëlle-më, o Zot, se tyi po thërras gjithë ditënë.
4Gëzo shpirtin’ e shërbëtorit t’yt, se te ti, o Zot, vara shpirtinë t’em.
5Se ti, o Zot, je i mirë, e i dhimpshim, e shumë i përdëllyeshim mbë gjith’ ata qi thërresinë mbë tyi.
6Mba-i vesh të falunit t’em, o Zot, edhe ndigjo zanin’ e të lutunavet mia;
7kam me thirrunë mbë tyi ndë ditë të shtrëngimit t’em, se ke me më ndigjuem.
8Nukë të gjan ndonji ndër perëndinat, o Zot; as nukë janë porsi punët’ e tua.
9Gjithë kombetë qi bane, kanë me ardhun’ e me lutunë përpara teje, o Zot, edhe kanë me lavduruem emëninë tand,
10se ti je i math, edhe ban mërekulli, ti je i vetëmi Perëndi.
11Hiq-më nd’udhët tande, o Zot, edhe kam me ecunë ndë të vërtetët tande, ngjit zemrënë t’eme ndë frikët të emënit t’yt.
12Kam me të lavduem më gjithë zemrënë t’eme, o Zot Perëndia em, edhe kam me lavduruem emëninë tand për gjithë jetënë.
13Se përdëllimi yt asht’ i math mbë mue, edhe shpëtove shpirtinë t’em prei vorrit fort të poshtëm.
14O Perëndi, të paudhët’ u ngritnë kundrë meje, edhe përmëledhëje të fortësh kërkuenë shpirtinë t’em, edhe nukë të vunë përpara vetëvetëhesë.
15Por ti, o Zot, je Perëndi i dhimpshim, e i përdëllueshim, e zemërë-gjanë, e përdëllim-math, e i vërtetë.
16Shtierë sytë mbë mue, edhe përdëlle-më; ep-i fuqinë tandë shërbëtorit t’yt, edhe shpëto të birin’ e shërbëtoresë s’ate.
17Ban tek unë shenjë për të mirë, qi të shofin’ ata qi më kanë mëni, edhe të turpënohenë, se ti, o Zot, më ndife, e më ngushullove.

Currently Selected:

Psalteri 86: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalteri 86