Psalteri 97
97
1Zoti mbëretënon, le të gëzohetë dheu, le të gazmohenë shumë ujdhëza.
2Re e njegullë ashtë rreth ati, dreitëni e gjyq ashtë të qindruemit’ e shkambit ati.
3Ziarrm ecën përpara ati, edhe diek rreth e rrotullë anëmiqt’ e ati.
4Vetimat’ e ati ndrisinë botënë; pa dheu, edhe u tund.
5Maletë tretenë porsi qiri prei faqesë Zotit, prei faqesë Zotit gjithë dheut.
6Qijetë diftojënë dreitënin’ e ati, edhe gjithë popujtë shofinë lavdin’ e ati.
7U turpënofshinë gjith’ ata qi lusinë të latuemetë, ata qi mburrenë ndë idhujt; lutni ate, gjithë perëndinate.
8Ndëgjoi Siona edhe u gëzue, edhe u gëzuenë të bijat’ e Iudësë për gjyqet e tu, o Zot.
9Se ti, o Zot,je i naltë mbë gjithë dhenë, fort u naltove përmbi gjithë perëndinat.
10Ju qi doni Zotinë, kini mëni të keqenë; ai ruen shpirtënat’ e të dreitëvet vet, shpëton ata prei dorësë të pa-besëvet.
11Dritë mbilletë për të dreitinë, edhe gëzim për zemërë-dreitët.
12Gëzohi, o të dreitë, për Zotinë, edhe lavduroni të përmendunit’ e shenjtënisë ati.
Currently Selected:
Psalteri 97: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.