YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 14

14
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1Tha i marri ndë zëmërë të ti: S’ka Perëndi. U prishnë edhe u ndynë ndë punërat, s’ka kush të bënjë të mirë, s’ka asnjë.
2Zoti u kërrus prej qiellit mbë të bijt e njierëzet, që të shohë ndë është ndonjë që kupëton, a që kërkon Perëndinë.
3Të gjithë u përvarnë mbë-nj’-anë, edhe u bënë të pa-vyerë, s’ka kush të bënjë të mirë, s’ka asnjë.
4S’kanë mënt gjith ata që punonjënë pa udhë, ata që hanë llauznë t’im, posi kafshatë buke; nukë thirrë Zonë.
5Atie u hyri frik’ e madhe, se Perëndia është ndë bres të drejtëvet.
6Turpëruatë këshillen’ e dorë-hollit, po Zoti është shpëresa e ati.
7Kush do t’apë nga Siona shpëtimn’ e Israilit? Kur të kthenjë Zoti llausn’ e ti prej skllavisë, do të gëzonetë Jakovi, edhe do të ngazëllonetë Israili.

Currently Selected:

Psalltiri 14: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in