YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 18

18
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit, shërbëtorit Zotit, i cili foli te Zoti fjalët’ e kësaj kënke, mb’atë ditë që e ruajti Zoti prej duarsh gjith arëmiqet ati, edhe prej dorësë Saullit, edhe tha:
1Do të të dua, o Zot, fuqia ime.
2Zoti është qëndrimi im, edhe mpshteteja ime, edhe shpëtimtari im; Perëndia im, ndihmësi im; mb’atë shpërenj; mburonjësi im, edhe briri shpëtimit t’im, edhe ndihmëtari im.
3Duke lavdëruarë do t’i thërres Zotit, edhe do të shpëtonj prej arëmiqet mi.
4Të dhëmbura vdekëje më qerthulluanë, edhe përronj pa-udhërie më trëmpnë.
5Të dhëmbura varri më qerthulluanë, kurthe vdekëje më harrinë.
6Edhe ndë shtrëngim t’im thirra Zotit, edhe klitha mbë Perëndinë t’im; më ndigjoi zënë prej kishësë ti të shënjtëruarësë, edhe klithma ime harriu përpara ndë veshët të ati.
7Atëhere u tunt edhe u droth dheu, edhe themelet’ e malevet u tuntnë e luajtnë vëndit, se u zëmërua mb’ata Perëndia.
8Hipi tym prej fyejevet hundësë ati, edhe ziar që diek prej gojës’ ati, thëngjij u ndesnë prej ati.
9Edhe uli qiejtë, edhe cbriti, edhe ishtej errëcirë ndënë këmbët të ati.
10Edhe hipi mbi Qeruvim, edhe fluturoj, fluturoj mbi fletët’ e erëravet.
11Vuri errëcirë (për vëndinë) të fshehurë të vetinë; qark vetesë ishtej tend’ e ati, uj’i zi ndër re erërave.
12Prej ndriçimit përpara ati shkuanë retë, breshërë edhe thëngjij ziari.
13Edhe bubulliti Zoti nga qielli, edhe i Larti nxori zën’ e ti: breshërë edhe thëngjij ziari.
14Edhe dërgoi shigjetat’ e tia, edhe përndau ata, edhe shumoi vetëtimëra, edhe i përzieu.
15Edhe u duknë burimet’ e ujëravet, edhe u cbuluanë themelet’ e botësë, prej qërtimit tënt, o Zot, prej të fryrit frymësë fejevet hundësë s’ate.
16Dërgoj prej së larti, e më mori; më hoqi prej ujërash shumëta.
17Më ruajti prej të fortëvet arëmiqet mi, dhe prej atyreve që më kanë mëri, sepse ishinë më të fortë se unë.
18Më harrinë ndë ditë të keqe, po Zoti qe forcati im.
19Edhe më nxori ndë vënt të gjerë, më ruajti, sepse i pëlqeva.
20Edhe Zoti ma çpagoj pas drejtërisë s’ime, edhe pas së këthiellëtësë duaret mia ma çpagoj.
21Se ruajta udhët’ e Zotit, edhe nukë dola i pa-besë Perëndisë t’im.
22Se gjithë gjyqet’ e ati ishinë përpara meje, edhe urdhërimet’ e ati nuk’ u larguanë prej meje.
23Edhe dolla faqe-bardhë tek ay, edhe u ruajta prej pa-udhërisë s’ime.
24Edhe Zoti ma shpagoj pas drejtërisë s’ime, edhe pas së këthiellëtësë duaret mia përpara syvet ati.
25Me të drejtinë do të jesh i drejtë, me njierin’ e qëruarë do të jesh i qëruarë,
26edhe me të cgjedhurinë do të jesh i cgjedhurë, edhe me të shtrëmbërinë do të jesh i shtrëmbërë.
27Sepse ti do të shpëtonjç një llaus që është ndë shtrëngim, po syt’ e madhështorëvet do t’i përgjunjç.
28Se ti do të ndriçojsh kandilenë t’ime, Zoti Perëndia im do të ndriçonjë errëcirënë t’ime.
29Se me anë tënde do të thyenj fushatë, edhe me anë të Perëndisë t’im do të kapërcenj murë.
30Udh’ e Perëndisë ësht’ e qëruarë, fjalët’ e Zotit janë të provuara, është mburonjës’ i gjith’ atyreve që shpërenjënë mb’atë.
31Sepse kush është perëndi, veç Zotit? A kush ësht’ i fortë, veç Perëndisë t’ënë?
32Perëndia ësht’ ay që më ngjesh fuqi, edhe bën të qëruarë udhënë t’ime.
33Bën këmbët’ e mia posi të drerit, edhe më qëndron mbi vënde të lartë.
34Mëson duart’ e mia ndë luftë, edhe bën krahët’ e mi hark të ramtë.
35Edhe më dhe mburimn’ e shpëtimit tënt, edhe e diathta jote më ndihu, edhe të mirëtë t’at më rriti.
36Cgjerove çapet’ e mia përposh meje, edhe këmbët’ e mia nuk’ u tuntnë.
37Ndoqa arëmiqt’ e mi, edhe i harrita, edhe nuk’ u kthyeshë gjer sa s’mbetnë më.
38Dërrmova ata, edhe s’muntnë të qëndroninë: ranë ndënë këmbët’ e mia.
39Edhe më ngjeshe fuqi ndë luftë, vure ndënë këmbët e mia gjithë ata që u ngritnë kundrë meje.
40Edhe bëre arëmiqt’ e mi të më kthenjënë krahëtë, edhe prishe ata që më kanë mëri.
41Thërritnë, po s’kish’ kush t’i shpëtontej, (thërritnë) Zotit, po nuk’ i ndëgjoj.
42Atëhere i hollova posi pluhurë përpara faqesë erësë, i hodha posi baltën’ e udhëvet.
43Më ruajte prej kundrë-fjalëvet llauzit, më vure krye kombesh; një llaus, që s’e ngjoha, më shërbeu.
44Posa ndigjuanë me veshë, edhe më ndigjuanë, të bijt’ e të huajet ulnë kryetë tek unë.
45Të bijt’ e të huajet u përndanë, edhe u trempnë ndë të fshehurët vënde të tyre.
46Rron Zoti, edhe i bekuarë është Perëndia, edhe u lartoftë Perëndia i shpëtimit t’im.
47Perëndia që merr çpagim për mua, edhe vë llauzetë ndënë mua, i cili më shpëton prej zëmërakëvet arëmiqet mi.
48Po, më larton përmbi ata që janë ngriturë kundrë meje, më ruajte prej burrit pa-udhë.
49Përandaj do të të lavduronj ndër kombe, o Zot, edhe do të psall për emrinë tënt.
50Ay madhëron shpëtimet’ e mbëretit ti, edhe përdëllyen të lyerin’ e ti, Dhavidhë’ edhe farën’ e ati për gjithë jetënë.

Currently Selected:

Psalltiri 18: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in