YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 24

24
Psallm’ e Dhavidhit.
1Dheu ësht’ i Zotit, edhe të mbushurit’ e ati, bota, edhe gjithë ata që rrinë nd’atë.
2Sepse ai themeloi atë mbi detëra, edhe e qëndroi mbi lumëra.
3Kush do të hipënjë ndë malt të Zotit? A kush do të rrijë ndë vënt t’ati të shënjtëruarinë?
4I pa-faji ndë duart, edhe i këthiellëti ndë zëmërët, i cili nukë mori shpirtin’ e ti mbë të kotë, edhe nuk’ u betua mbë të rrem.
5Ky do të marrë bekim prej Zotit, edhe përdëllesë prej Perëndisë Shpëtimtarit ti.
6Ky është brezi atyreve që kërkonjënë Zotnë, që kërkonjënë faqen’ e Perëndisë Jakovit. Sellah.
7Ngreni kryetë tuajt tuaj, o dyer, edhe lartohuni, o dyer të përjetëshime, se do të hynjë Mbëreti lavdisë.
8Cili është kyj Mbëreti lavdisë? Zot i fortë edhe i fuqiçim, Zot’ i fuqiçim ndë luftë.
9Ngreni kryetë tuaj, o dyer, edhe lartohuni, o dyer të përjetëshime, se do të hynjë Mbëreti lavdisë.
10Cili është kyj Mbëreti lavdisë? Zoti i fuqivet: ay është Mbëreti lavdisë. Sellah.

Currently Selected:

Psalltiri 24: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in