Psalltiri 25
25
Psallm’ e Dhavidhit.
1Te ti, o Zot, vara shpirtinë t’im.
2O Perëndia im, mbë ty shpëreva: mos u turpërofsha, as mos qeshçinë me mua arëmiqt e mi.
3Sepse gjith’ ata që presënë ty, nukë do të turpëronenë; u turpërofshinë ata që punonjënë pa udhë mbë të kotë.
4Dëfte-më udhët’ e tua, o Zot, edhe mëso-më rugat’ e tua.
5Hiq-më udhënë ndë të vërtetënë tënde, edhe mëso-më, se ti je Perëndia Shpëtimtari im, edhe të prita gjithë ditënë.
6Kujto përdëllimet’ e tu, o Zot, edhe misheriret’ e tu, se janë që jetet.
7Mos kujto fajet’ e dialërisë s’ime, edhe marrëzit’ e mia; pas përdëllimit tënt kujto-më ti, o Zot, nga e mira jote.
8Zoti ësht’ i mirë edhe i drejtë, përandaj do t’u mësonjë udhënë fajtorëvet.
9Do t’u heqë udhënë të butëvet ndë gjyq, edhe do t’u mësonjë udhën’ e ti të butëvet.
10Gjith’ udhët’ e Zotit janë përdëllim e të vërtetë mb’ata që ruanjënë dhiatën’ e ati edhe martyrit’ e ati.
11Për punë të emërit tënt, o Zot, ndëje fajnë t’im, sepse ësht’ i math.
12Cili ësht’ ay njieri që ka frikë Zotit? Ati do t’i dëftenjë udhënë, që duhetë të cgjedhë.
13Shpirt’ i ati do të rrijë ndë të mira, edhe fara e ati do të trashëgonjë dhenë.
14Të fshehurit’ e Zotit ësht’ e atyreve që i kanë frikë, edhe dhiata e ti do të dëftenetë ndek ata.
15Syt’ e mi janë kurdo te Zoti, se ai do të nxierrë këmbët’ e mia nga kurthi.
16Shtierë sytë mbi mua, edhe përdëllyemë, sepse jam i vetëmë edhe dorë-hollë.
17Shtrëngimet’ e zëmrësë s’ime u shumuanë: nxir-më prej nevojavet mia.
18Shih shtrëngimnë t’im edhe mundimnë t’im, edhe fal gjithë fajet’ e mi.
19Shih arëmiqt’ e mi, se u shumuanë, edhe më muarnë mëri pa udhë.
20Ruaj shpirtinë t’im, edhe shpëto-më, mos u turpërofsha, se shpëreva mbë ty.
21Të pa-keqtë edhe të drejtëtë le të më ruanjënë, se prita ty, o Zot.
22Shpërble Israillë, o Perëndi, prej gjithë shtrëngimevet ati.
Currently Selected:
Psalltiri 25: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë

: