GJIONNIT 7
7
KAPTINA VII.
1Edhe Iesui mbaskëndai ecëte ndë Galile, sepse s’donte me ecunë ndë Iude, sepse Iudeit’ e kërkojshinë me e vramë.
2Edhe ishte afër festa e Iudevet, tendë-ngrefia.
3Të vëllazënit’ e ati pra i thanë: Sdryp prei këndyj, edhe shko ndë Iude, qi të shofin’ edhe dishepujt’ e tu punët’ e tua qi ban.
4Sepse askushi nukë ban gja pshefas, edhe kërkon të shpërfaqet’ ai vetë; ndë bafsh këto, shpërfaq vetëvetëhenë ndë botët.
5Sepse as ata vëllazanit’ e ati s’i besojshinë.
6Iesui pra u thot’ atyne: Koha eme edhe s’ka ardhunë, por koha juei ashtë përherë gati.
7S’mundetë bota me u pasunë mëni juve; por mue më ka mëni, sepse unë deshmoj për ate, se punët’ e asai janë të këqia.
8Ju shkoni ndë këte festë; por un’ edhe nukë shkoj ndë këte festë; sepse koha eme edhe s’ashtë mbushunë.
9Edhe si u tha atyne këto, mbeti ndë Galile.
10Edhe si votnë të vëllazënit’ e ati, atëherë vote edhe ai ndë festët, jo mballafaqe, por sikurse pshefas.
11Iudeitë pra e kërkojshinë ndë festët, edhe thoshinë: Ku asht’ ai?
12Edhe ishte shumë murmurim ndër gjindëjet për ate; disa thoshinë, se asht’ i mirë, e të tierë thoshinë: Jo; por gënjen popullinë.
13Por askushi nukë fliste ndë sy për ate, prei frikësë Iudevet.
14Edhe tashti kur ishte për gjymësë festa, Iesui hypi ndë tempull, edhe mësonte.
15Edhe Iudeitë mërekulloheshinë, tue thanë: Si di kyi shkronja, pa qenunë mësuem?
16Iesui u përgjeq atyne e tha: Mësimi em nuk’ asht’ emi, por i ati qi më ka dërguem.
17Ndë dashtë kushi me bamë dashunimin’ e ati, ka me e ngjoftunë prei mësimit, cilla prei së dyjash prei Perëndisë ashtë, a por unë flas prei vetëhesë s’eme.
18Ai qi flet prei vetëvetëhesë, kërkon laftin’ e vet, por ai qi kërkon laftin’ e ati qi ka dërguem ate, kyi asht’ i vërtetë, edhe nuk’ ashtë shtrembëni nd’ate.
19A nuk’ u dha ligjënë juve Moiseu? Edhe as ndonji prei jush nukë ban ligjënë; përse kërkoni me më vramë?
20Gjindëja u përgjeq e tha: Ke diallinë, cilli kërkon me të vramë?
21Iesui u përgjeq e u tha atyne: Nji punë bana, edhe të gjithë mërekulloheni.
22Përandai Moiseu u ka dhanë juve rreth-presienë (jo se ashtë prei Moiseut, por prei atënish), edhe për ditë të shëtunë rreth-pritni nierinë.
23Ndë u rreth-preftë nieri të shëtunënë, qi të mos prishetë ligja e Moiseut; mbë mue zemëroheni, sepse bana të shëndoshë gjithë nierinë të shëtunënë?
24Mos gjukoni për faqe, por gjukoni gjyqin’ e dreitë.
25Disa pra prei Ierusalemitësh thoshinë: Nuk’ ashtë kyi ai qi kërkojnë me e vramë?
26Por qe te po flet ndër sy, edhe s’i thon’ asgja. Druese mos e ngjoftnë për të vërtet të parëtë, se kyi ashtë për të vërtet Krishti?
27Por këte e dimë prei kah ashtë, por kur vien Krishti, askushi s’e ngjef prei kah ashtë.
28Iesui pra thërriti tue mësuem ndë tempull, edhe tha: Edhe mue më dini, edhe prei kah jam më dini; edhe s’kam ardhunë prei vetiut, por asht’ i vërtetë ai qi më ka dërguem, të cillinë ju nuk’ e dini,
29por un’ e dij, sepse jam prei ati, edhe ai më dërgoi.
30Kërkojshinë pra me e zanë, por askushi s’vuni dorënë mbi ate, sepse edhe s’i kishte ardhun ora.
31Edhe shumë vetë prei gjindëjes’ i besuenë, edhe thoshinë, se: Kur të vijë Krishti, mos ka me bamë ma shumë mërekullia se këto qi bani kyi?
32Fariseitë ndëgjuenë gjindëjenë se po murmurojshinë për këto fjalë; edhe Fariseit’ e Krye-priftënitë dërguenë shërbëtorëtë për me e zanë.
33Iesui pra u tha atyne: Edhe pak mot jam bashkë me ju, edhe vete tek ai qi më ka dërguem.
34Keni me më kërkuem, e s’keni me më gjetunë; edhe atie ku jam unë, ju s’mundeni me ardhunë,
35Iudeitë pra thanë me vetëvetëhenë: Ku ka me votunë kyi, qi na s’kemi me e gjetunë? Mos ka me votunë ndërmiet atyneve qi janë shpërndamë ndëpër Grekët, e me mësuem Grekëtë?
36Qish ashtë këjo fjalë qi tha: Keni me më kërkuem, e s’keni me më gjetunë; edhe: Atie ku jam unë, ju s’mundeni me ardhunë?
37Edhe të mbrapmenë ditën’ e festësë madhe Iesui ndejti, e thërriti tue thanë: Ndë i artht’ et ndokuit, le të vijë tek unë, e le të pijë.
38Ai qi më beson, sikurse tha shkronja, lumëna uji të gjallë kanë me rriedhë prei barkut ati.
39(Edhe këte e tha për Shpirtinë Shenjt, qi kishinë me marrë ata qi t’i besojshinë, se edhe s’ishte dhanë Shpirti Shenjt, sepse Iesui edhe s’ishte lavduem.)
40Shumë vetë pra prei gjindëjesë kur ndëgjuenë këte fjalë, thoshinë: Kyi ashtë për të vërtet profeti.
41Të tierë thoshinë: Kyi ashtë Krishti. Por të tierë thoshinë: Mos vien Krishti prei Galilesë?
42Nukë tha shkronja, se Krishti vien prei farësë Davidit, edhe prei krye-katundit Bethleemit, andej kah ishte Davidi?
43U ba pra nji shqerrë ndërmiet gjindëjesë për ate.
44Edhe disa prei atyneve dojshinë me e zanë; por askushi nukë vuni duertë mbi ate.
45Erthnë pra shërbërorëtë te Krye-priftënit e te Fariseit, edhe ata u than’ atyne: Përse s’e prutë?
46Shërbëtorët’ u përgjeqnë: Askurrë ndonjiherë s’ka folunë nieri kështu, porsi kyi nieri.
47Fariseitë pra u përgjeqnë atyne: Mos u gënjyet’ edhe ju?
48Mos i ka besuem ndonji prei të parëvet, a prei Farisevet?
49Por këjo gjindëja, qi s’ngjef ligjënë, janë të mallëkuem.
50Nikodemi u thot’ atyne (ai qi pat ardhunë natënë tek ai, i cilli ishte nji prei atyneve):
51Mos gjukon nierinë ligja jonë, ndë mos ndëgjoftë ma përpara prei ati, e të marri vesht qish ban?
52U përgjeqnë e i thanë: Mos je edhe ti prei Galilesë? Vështro, e shif, se profet prei Galilesë nuk ashtë ngritunë.
53Edhe gjithë-se-cilli vote ndë shtëpit të vet.
Currently Selected:
GJIONNIT 7: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania

: