GJIONNIT 8
8
KAPTINA VIII.
1Edhe Iesui vote ndë Malt të Ullivet.
2Edhe heret me natie erdhi për-së-ri ndë tempull, edhe gjithë populli erthnë tek ai, edhe ai ndejti e i mësonte.
3Edhe Shkruisit’ e Fariseit’ i bijënë nji grue zanë ndë kurvëni; edhe si e vunë ndë miedis,
4i thonë: Mieshtër, këjo grue ashtë zanë mbi punët tue kurvënuem.
5Edhe Moiseu na ka porositunë ndë ligjët, të cillatë me u rrafunë me gurë, qish thue ti pra?
6Edhe thoshinë këte, tue ngam’ ate, qi të kenë fjalë me e përfolunë. Por Iesui u ul poshtë, e shkrunte me gisht mbi dhet.
7Edhe mbassi qindrojshinë tue pyetun’ ate, u ngrit, e u tha atyne: Cilli prei jush të jetë pa faj, ai ma përpara le të hedhi gurinë mbi ate.
8Edhe për-së-ri u ul poshtë, e shkrunte mbi dhet.
9Edhe ata kur ndëgjuenë këte, shaheshinë prei ndërgjegjiesë, edhe dilshinë jashtë nji ka nji, zanë fillë çë prei pleqsh qysh mbë të mbrapmit; edhe Iesui mbeti vetëmë, edhe grueja tue ndenjunë ndë miedis.
10Edhe Iesui si u ngrit, edhe nukë pa askend, veç gruenë, i tha: Grue, ku jan’ ata qi të përflishinë? Askushi nukë të mundoi?
11Edhe ajo tha: Askushi, Zot. Edhe Iesui i tha: As unë nukë të mundoj; shko, edhe mos ban faj ma.
12Iesui pra për-së-ri u foli atyne, tue thanë: Unë jam drita e botësë; ai qi vien mbrapa mejet, s’ka me ecunë nd’errësinët, por ka me pasunë dritën’ e jetësë.
13Fariseitë pra i thanë: Ti deshmon për vetëvetëhenë; deshmia jote nuk’ asht’ e vërtetë.
14Iesui u përgjeq e u tha atyne: Edhe unë ndë deshmofsha për vetëvetëhenë, deshmia eme asht’ e vërtetë, sepse e dij prei kah erdha, e ku vete; por ju s’dini prei kah erdha, e ku vete.
15Ju gjukoni mbas mishit, unë nukë gjukoj askend.
16Por edhe ndë gjukofsha unë, gjyqi em asht’ i vërtetë, sepse nukë jam vetëmë, por un’ edhe Ati qi më dërgoi.
17Edhe ashtë shkruem ndë ligjët tuei, se deshmia prei dy nierëzish asht’ e vërtetë.
18Unë jam ai qi deshmoj për vetëvetëhenë, edhe Ati qi më dërgoi deshmon për mue.
19I thoshinë pra: Ku asht’ yt-Atë? Iesui u përgjeq: As mue s’më dini, as t’em Atë; ndë më dishitë mue, kishinë me ditun’ edhe t’em Atë.
20Këto fjalë foli Iesui ndë vend të thesorit, tue mësuem ndë tempull; edhe askushi nuk’ e zuni; sepse edhe s’kishte ardhun’ ora.
21Iesui pra u tha për-së-ri atyne: Unë po vete, edhe keni me më kërkuem, edhe keni me vdekunë ndë fajt tuei; atie ku vete unë, ju s’mundeni me ardhunë.
22Iudeitë thoshinë pra: Mos ka me vramë vetëvetëhenë? Përandai thotë: Atie ku vete unë, ju s’mundeni me ardhunë.
23Edhe ai u tha atyne: Ju jeni prei së poshtash; unë jam prei së naltash; ju jeni prei kësai bote; unë s’jam prei kësai bote.
24U thashë juve pra, se keni me vdekunë ndë fajet tueja, sepse ndë mos besofshi se unë jam, keni me vdekunë ndë fajet tueja.
25I thoshinë pra: Cilli je ti? Edhe Iesui u tha atyne: Ate qi u thashë juve çë përpara herësë.
26Shumë kam për me than’ e për me gjukuem për ju, por ai qi më dërgoi asht’ i vërtetë: edhe unë sa ndëgjova prei ati, këto i thom botësë.
27- Nukë merrshinë vesht se u thoshte atyne për Atinë.
28Iesui pra u tha atyne: Kur të ngreni të birin’ e nieriut, atëherë keni me u ngjofunë se unë jam, edhe nukë baj asgja prei vetëhesë s’eme; por sikurse më mësoi em Atë, këto flas.
29Edhe ai qi më dërgoi ashtë bashkë me mue, Ati nukë më ka lanë vetëmë, sepse unë baj përherë ato qi i pëlqejnë.
30Ai tue folunë këto, shumë vetë i besuenë.
31Iesui u thoshte pra atyne Iudevet qi i kishinë besuem: Ndë mbetshi ju ndë fjalët t’eme, jeni për të vërtet dishepujt’ e mi;
32edhe keni me ngjofunë të vërtetënë, edhe e vërteta ka me u dëlirë juve.
33Iu përgjeqnë: Jemi fara e Abrahamit, edhe nuk’ u kemi bamë kurrë shërbëtorë askuit; si thue ti, se: - Keni me u bamë të dëlirë?
34Iesui u përgjq atyne: Me të vërtet, me të vërtet po u thom juve, se kushdo qi ban fajinë, ashtë shërbëtor i fajit.
35Edhe shërbëtori nukë mbet ndë shtëpi për gjithë monë; por biri mbet për gjithë monë.
36Ndë u dëlirtë juve pra Biri, për të vërtet keni me qenunë të dëlirë.
37E dij se jeni fara e Abrahamit; por kërkoni me më vramë, sepse fjala eme nukë ze vend ndër ju.
38Unë flas qish kam pamë për-anë t’im et; edhe ju kështu bani qish keni pamë prei atit tuei.
39U përgjeqnë e i thanë: Ati yn’ asht’ Abrahami. Iesui u thot’ atyne: Ndë qofshi dielmt’ e Abrahamit, kishitë me bamë punët’ e Abrahamit.
40Por tashti kërkoni me më vramë, nieri qi u fola juve të vërtetënë qi ndëgjova prei Perëndisë; Abrahami nukë bani këte.
41Ju bani punët’ e atit tuei. I thanë pra: Na s’kemi lemë prei kurvënie, kemi nji Atë, Perëndinë.
42Iesui u tha atyne pra: Perëndia ndë ishte ati juei, do të më doishitë, sepse unë dola prei Perëndisë, edhe vij prei ati, sepse nuk’ erdha prei vetëhesë s’eme, por ai më dërgoi.
43Përse nukë ngjifni të folunitë t’em? Sepse s’mundeni me ndëgjuem fjalënë t’eme.
44Ju jeni prei atit diallit, edhe doni me bamë dëshërimet’ e atit tuei. Ai ishte çë përpara herësë nieri-vrasës, edhe nukë mbet ndë të vërtetënë, sepse e vërteta nuk’ ashtë nd’ate. Kur flet rrenënë, flet prei së vetash, sepse ashtë rrenës, edhe ati i asai rrenësë.
45Por unë sepse thom të vërtetënë, nukë më besoni.
46Cilli prei jush më qirton për faje? Por ndë thom të vërtetënë, përse s’më besoni ju?
47Ai qi ashtë prei Perëndisë, ndëgjon fjalët’ e Perëndisë; përandai ju nukë ndëgjoni, sepse nukë jeni prei Perëndisë.
48Iudeitë pra u përgjeqnë e i thanë: Nukë jemi mirë na, se ti je Samaritan, edhe ke diallinë?
49Iesui u përgjeq: Unë nukë kam diallinë, por nderoj t’em Atë, edhe ju më shpërnderoni.
50Edhe unë s’kërkoj laftinë t’em; asht’ ai qi kërkon, edhe qi gjukon.
51Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve: - Ndë rueitë kushi fjalënë t’eme, s’ka me pamë vdekë për gjithë jetënë.
52Iudeitë pra i thanë: Tashti e muerëm vesht se ke diallinë. Abrahami vdiq, edhe profetënitë, edhe ti thue: - Ndë rueitë kushi fjalënë t’eme, s’ka me ngranë vdekë për gjithë jetënë.
53Mos je ti ma i math se ati ynë Abrahami, i cilli vdiq? Edhe profetënitë vdiqnë; cillin’ e ban vetëhenë ti?
54Iesui u përgjeq: Unë ndë lavdofsha vetëvetëhenë, lafti em nuk’ ashtë Perëndia juei;
55edhe s’e keni ngjoftunë; por un’ e ngjof; edhe ndë thansha, se nuk’ e ngjof, kam me qenunë porsi ju, rrenës, por e ngjof, edhe ruej fjalën’ e ati.
56Abrahami ati juei gëzohei me pamë ditënë t’eme, edhe e pa, edhe u gëzue.
57Iudeitë pra i thanë: Pesë-dhetë viet edhe s’i ke, edhe ke pamë Abrahaminë?
58Iesui u tha atyne: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Unë jam para se të lejë Abrahami.
59Ngritnë pra gurë për me siellë mbi ate, por Iesui u mpshef, edhe duel prei tempullit, e shkoi për miedis t’atyneve, edhe kështu iku.
Currently Selected:
GJIONNIT 8: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania

: