LUKËSË 22
22
KAPTINA XXII.
1U afrue edhe festa e pabrumievet, qi thohetë Pashkë.
2Edhe Krye-priftënit’ edhe Shkruisitë kërkojshinë se si me e vramë, sepse kishinë frikë popullinë.
3Edhe Satanai hyni te Iuda qi quhei Iskariot, i cilli ishte prei numërit të dy-mbë-dhetëvet.
4Edhe voiti e foli bashkë me Krye-priftënit e me të parët e ushtëtorëvet, se si me ua dhanë ndë duer.
5Edhe ata u gëzuenë, edhe banë fjalë me i dhanë argjand.
6Edhe ai u zotue, edhe kërkonte kohë me ua dhanë ndër duer, kur të mos jetë gjindëje.
7Edhe erdhi dita e të pabrumievet, qi duhei me u therunë pashka.
8Edhe Iesui dërgoi Pietrin’ edhe Gjionninë, e tha: Shkoni e na bani gati pashkënë, për me ngranë.
9Edhe ata i thanë: Ku do me e bamë gati?
10Edhe ai u tha atyne: Kur të hyni ju ndë qytet, qe te ka me u takuem juve nji nieri tue bartunë nji shtambë ujë; merrnia mbrapa ndë shtëpi, ku të hyjë,
11edhe thoni të zotit shtëpisë: Mieshtri të thotë - Ku ashtë vendi, qi kam me ngranë pashkënë bashkë me dishepujt’ e mi?
12Edhe ai ka me u diftuem juve nji dhomë të madhe shtruem; atie bani gati.
13Edhe ata si shkuenë, gjetnë sikurse u tha atyne, edhe banë gati pashkënë.
14Edhe kur erdhi ora, ndejti ndë mësallë, edhe të dy-mbë-dhet’ apostujtë bashkë me ate.
15Edhe u tha atyne: Me dëshërim dëshërova me ngranë këte pashkë bashkë me ju, para se të pësoj,
16sepse po u thom juve, se s’kam me ngranë ma prei asai, ngjysh sa të mbushetë ndë mbëretënit të Perëndisë.
17Edhe si muer potirinë, u fal ndersë, e tha: Merrni këte, edhe dania ndërmiet jush,
18sepse po u thom juve, se s’kam me pimë prei pemësë qi piell hardhia, ngjysh sa të vijë mbëretënia e Perëndisë.
19Mbasandai muer bukë, e u fal ndersë, edhe e theu, e u dha atyne, tue thanë: Kyi ashtë korpi em, qi nepetë për ju; këte bani për me më përmendunë.
20Kështu muer edhe potirinë, mbassi darkoi, tue thanë: Kyi potir ashtë dhiata e re ndë gjak t’em, qi derdhetë për ju.
21Por qe dora e ati qi më trathton ku ashtë bashkë me mue mbi truvezënë.
22Edhe i bir’ i nieriut vete, sikurse asht’ urdhënuem, por mjer ai nieri, qi trathtohetë prei ati!
23Edhe ata filluenë me u ngranë njiani me tietrinë, se vallë cilli prei asish do të jet’ ai qi ka me bamë këte.
24E u hangrën edhe njiani me tietrinë, pale cilli prei asish duketë me qenunë ma i math.
25Edhe ai u tha atyne: Mbëretënit’ e kombevet urdhënojn’ata; edhe ata qi pushtojn’ ata quhenë mirë-bamësa.
26Por ju nukë do të jeni kështu, por cilli ashtë ma i math ndër ju, le të bahetë porsi ma i vogëli; edhe i pari porsi ai qi shërben.
27Sepse cilli ashtë ma i math, ai qi ashtë ndenjunë ndë mësallë, apor ai qi shërben? Jo ai qi ashtë ndenjunë ndë mësallë? Por unë jam ndërmiet jush porsi ai qi shërben.
28Edhe ju jeni ata qi keni mbetunë bashkë me mue ndë ngasëjet e mia,
29 përandai edhe unë baj gati për ju nji mbëretëni, sikurse em atë bani gati për mue,
30qi të hani e të pini mbë truvezët t’eme ndë mbëretënit t’eme, edhe të rrini mbë shqembe tue gjukuem të dy-mbë-dhetë farat’ e Israelit.
31Edhe Zoti tha: Simon, Simon, qe Satanai te kërkoi për me u shoshunë juve porsi gruninë,
32por un’ u luta për tyi, qi të mos mengojë besa jote; edhe ti, kur të këthehesh ndonji herë, forco vëllazënit’ e tu.
33Por ai i tha: Zot, jam gati me votunë bashkë me tyi edhe ndë burk edhe ndë vdekë.
34Por ai tha: Pietër, po të thom, s’ka me kënduem sot gjeli, para se të mos mohojsh tri herë, se s’më ngjef.
35Mbasandai u tha atyne: Kur u dërgova juve pa kuletë e pa stracë e pa këpucë, mos u mengoi gja juve? Edhe ata thanë: Kurgja.
36U tha pra atyne: Por tashti, ai qi të ketë kuletë, le ta marri me vetëhe, kështu edhe stracë; edhe ai qi të mos ketë, le të shesi petkun’ e vet, edhe le të blejë thikë.
37Sepse po u thom juve, se edhe këjo e shkrueme duhetë me u mbaruem mbi mue, se - “Edhe u numërue bashkë me të paligjët”, sepse ato qi janë shkruem për mue mbarohenë.
38Edhe ata thanë: Zot, qe te janë këtu dy thika. Edhe ai u tha atyne: Miaft ashtë.
39Mbasandai duel e voti ndë Malt të Ullivet, sikurse e kishte zakon; edhe dishepujt’ e ati e muernë mbrapa.
40Edhe si erdhi ndë vend, u tha atyne: Faluni për mos me hymë ndë ngasëje.
41Edhe ai u shkëput prei atyneve, sa nji të hedhunë guri, edhe ra mbë gjunjë, e falei,
42tue thanë: O Atë, ndë daç me larguem këtë potir prei mejet; veç jo dashunimi em, por yti u baftë.
43Edhe iu duk nji engjull prei qielli tue i dhanë fuqi.
44Edhe si erdhi ndë shtrëngim, falei ma tepërë. Edhe diersa e ati u ba porsi pika gjaku, qi bienë mbë dhet.
45Edhe si u ngrit prei së falunit, erdhi te dishepujt’ e vet, e i gjeti fjetunë prei idhënimit,
46edhe u tha atyne: Përse flini? Ngrihi e faluni, qi të mos hyni ndë ngasëje.
47Edhe ai kur ishte por tue folunë, qe gjindëje, edhe ai qi thohei Iudë, nji prei të dy-mbë-dhetëvet, te po vinte përpara atyne, edhe u afrue te Iesui për me e puthunë.
48Edhe Iesui i tha: Iudë, me të puthunë trathton të birin’ e nieriut?
49Edhe ata qi ishinë rreth ati kur panë se qish do të bahei, i thanë: Zot, a do t’u biemë me thikë?
50Edhe nji prei atyneve i ra shërbëtorit Krye-priftit, edhe i preu veshin’ e diathtë.
51Por Iesui u përgjeq, e tha: Leni ngjysh këtu; edhe rroku veshin’ e ati, edhe e shëndoshi.
52Edhe Iesui u tha Krye-priftënavet e të parëvet tempullit e pleqvet qi kishin’ ardhunë mbi ate: Porsi mbi kursarë keni dalunë bashkë me thika e me dru?
53Edhe unë kur ishiem përditë me ju ndë tempull, nukë shtritë duertë mbi mue, por këjo asht’ ora juei, edhe pushteti i errësinësë.
54Edhe si e zunë, e çuenë, edhe e prunë mbrenda ndë shtëpit të Krye-priftit. Edhe Pietri e merrte mbrapa për së largut.
55Edhe ata si ndezën ziarrm ndë miedis të avllisë, edhe ndejtnë bashkë, ndejti edhe Pietri ndë miedis t’atyneve.
56Edhe nji shërbëtore kur pa ate tue ndenjunë për-anë ziarrmit, çoi sytë mb’ate, e tha: Edhe kyi ishte bashkë me ate.
57Por ai e mohoi, tue thanë: O grue, nuk’ e ngjof.
58Edhe mbas nji grime, kur pa ate nji tietër, tha: Edhe ti je prei asish. Por Pietri tha: O nieri, nukë jam.
59Edhe mbassi shkoi afër nji orë, nji tietër qindronte mbë fjalët, tue thanë, se: Për të vërtet edhe kyi ishte bashkë me ate, sepse ashtë Galilean.
60Por Pietri tha: O nieri, nukë dij se qish thue. Edhe përnjiherë, kur ishte ai por tue folunë, këndoi gjeli.
61Edhe Zoti u këthye, e shtiu sytë mbë Pietrinë. Edhe Pietrit i ra ndër mend fjala e Zotit, sikurse i pat thanë, se: Para se të këndojë gjeli, ke me më mohuem tri herë.
62Edhe Pietri duel jashtë, edhe qjau idhët.
63Edhe ata burratë qi mbajshinë Iesunë, luejshinë me ate, edhe e rrifshinë;
64edhe i mbulojshinë syt’ e i bijshinë faqesë, edhe e pyetshinë, tue thanë: Profetizo, cilli asht’ ai qi të ra?
65Edhe i thoshinë shumë të tiera tue nemunë.
66Edhe si u ba ditë, u mbëloth pleqësia e popullit e Krye-priftënit’ e Shkruisitë, edhe e prunë nalt ndë bashkë-ndejtien’ e vet, tue thanë:
67Ndë je ti Krishti? - na thuei. Edhe ai u tha atyne: Ndë u thansha juve, s’keni me besuem;
68edhe ndë u pyetsha, s’keni me m’u përgjegjunë, as s’keni me më lishuem.
69Çë tashti i bir’ i nieriut ka me qenunë tue ndenjunë prei së diathtësë fuqisë Perëndisë.
70Atëherë të gjithë thanë: Ti pra je i bir’ i Perëndisë? Edhe ai u tha atyne: Ju po thoni se unë jam.
71Edhe ata thanë: Ç’nevojë kemi ma për deshmi? Sepse na vetë e ndëgjuem prei gojës ati.
Currently Selected:
LUKËSË 22: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania