LUKËSË 3
3
KAPTINA III.
1Edhe mbë të pesë-mbë-dhettinë vit të guverënisë Tiberit Kaisarit, kur ishte Pilat Pontiu guvernator’ Iudesë, edhe Herodi katrurdhës’ i Galilesë, edhe Filippi i vëllai katrurdhës’ i Ituresë edhe vendit Trahenitides’, edhe Lysania katrurdhës’ i Abilenësë,
2ndë ditt të Krye-priftënavet Anës’ edhe Kaiafës’, erdhi fjala e Perëndisë mbë Gjionninë të birin’ e Zaharisë ndë shkretinët.
3Edhe erdhi ndëpër gjithë nahijen’ e Iordanit, tue predikuem pagëzim pendesë për ndëjesën’ e fajevet;
4sikurse ashtë shkruem ndë libër të fjalëvet profetit Isaisë, qi thotë: “Zan’ i ati qi bërtet ndë shkretinët. Bani gati udhën’ e Zotit, bani të dreita rrugat’ e ati.
5Çdo shpellë ka me u mbushunë, edhe çdo mal e kodër ka me u ulunë, edhe të shtremptatë kanë me u bamë të dreita, edhe udhët’ e ashpëra kanë me u bamë të buta;
6edhe çdo mish ka me pamë shpëtimin’ e Perëndisë”.
7I thoshte pra gjindëjesë qi shkojshinë jashtë me u pagëzuem prei ati: Këlysh nepërkash, kush u diftoi juve me ikunë prei zemërimit qi ka me ardhunë?
8Bani pra pemë të vëjyeme të pendesësë, edhe mos filloni me thanë me vetëvetëhenë, se: Kemi atë Abrahaminë, sepse po u thom juve, se Perëndia mundetë me i ngjallunë dielm Abrahamit prei këtyne gurëvet.
9Edhe tashti gjindet’ edhe sopata ndë ranjë të druvet; çdo dru pra qi s’ban pemë të mirë këputetë, edhe hidhetë ndë ziarrm.
10Edhe gjindëja e pyetshinë, tue thanë: Qish të bajmë pra?
11Edhe ai u përgjeq e u tha atyne: Kush të ketë dy parë petka, le t’i api ati qi s’ka; edhe kush të ketë të ngrana, le të bajë kështu.
12Erthnë edhe publikanë me u pagëzuem, edhe i thanë: Mieshtër, qish të bajmë? Edhe ai u tha atyne: Mos merrni gja ma tepërë veç asai qi asht’ urdhënuem mbë ju.
13Edhe pyetshin’ ate edhe luftëtarëtë, tue thanë: Edhe na qish të bajmë?
14U tha edhe atyne: Mos bani dam, as mos kallëzoni keq për nieri; edhe le t’u mbastojnë juve pagatë tueja.
15Edhe populli mbassi ishte tue pritunë, edhe të gjithë mendoheshinë ndër zemërat e veta për Gjionninë, pale mos jet’ ai Krishti;
16Gjionni u përgjeq të gjithëve, tue thanë: Un’ u pagëzoj juve me ujë; por vien ma i forti se unë, të cillit s’jam i zoti me i sgjidhunë rrypin’ e këpucëvet; ai ka me u pagëzuem juve me Shpirtinë Shenjt e me ziarrm,
17të cillit terplota ashtë n’dorë t’ati, edhe ka me qiruem lamën’ e vet, edhe ka me mbëledhunë drithinë ndë grunar të vet, edhe ka me diegunë kashtënë me ziarrm të pa-shuem.
18Edhe tue mësuem, i epte zanin’ e mirë popullit për shumë të tiera punë.
19Edhe Herodi katrurdhësi, mbassi qirtohei prei ati për Herodiadënë gruen’ e Filippit të vëllait ati, edhe për gjith’ ato të këqia qi pat bamë Herodi,
20shtoi edhe këte përmbi të gjitha, edhe mbylli Gjionninë ndë burgut.
21Edhe gjithë populli mbassi u pagëzue, edhe Iesui kur ishte tue u pagëzuem e tue u falunë, u hap qielli,
22edhe Shpirti Shenjt sdripi mbi ate me nji farë korpi porsi pullump, edhe erdhi nji za prei qiellit, tue thanë: Ti je Biri em i dashuni; te ti pëlqeva.
23Edhe ai Iesui filloi me qenun’ afërë tri-dhetë vieç, qi ishte (sikurse kujtojshinë bota) i bir’ Iosefit, i Heliut,
24i Matthatit; i Leviut, i Melhiut, i Iannait, i Iosefit,
25i Mattathiut, i Amosit, i Naumit, i Esliut, i Naggait,
26i Maathit, i Mattathiut, i Semeit, i Iosefit, i Iudës’,
27i Ioannait, i Resait, i Zorobabelit, i Salathielit, i Nerit,
28i Melhiut, i Addiut, i Kosamit, i Elmodamit, i Erit,
29i Ioseut, i Eliezerit, i Ioremit, i Matthatit, i Leviut,
30i Symeonit, i Iudës’, i Iosefit, i Ionanit, i Eliakeimit,
31i Meleait, i Mainanit, i Mattathait, i Nathanit, i Davidit,
32i Iessait, i Obedit, i Boozit, i Salmonit, i Naasonit,
33i Aminadabit, i Aramit, i Esromit, i Faresit, i Iudës’,
34i Iakobit, i Isaakut, i Abrahamit, i Tharait, i Nahorit,
35i Saruhut, i Ragaut, i Falekut, i Heberit, i Salait,
36i Kainanit, i Arfaksadit, i Semit, i Noes, i Lamehut,
37i Mathusalës’, i Enohut, i Iaredit, i Maleleelit, i Kainanit,
38i Enosit, i Sethit, i Adamit, i Perëndisë.
Currently Selected:
LUKËSË 3: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
![None](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapistaging.com%2F58%2Fhttps%3A%2F%2Fweb-assets.youversion.com%2Fapp-icons%2Fen.png&w=128&q=75)
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania