MATTHEUT 12
12
KAPTINA XII.
1Nd’atë kohë Iesui voiti ndëpër të mbielluna për ditë të shëtunash; edhe dishepujvet vet u erdhi uni, edhe filluenë me shkoqunë kallëza, e me ngranë.
2Edhe Fariseitë kur panë, i thanë: Qe dishepujt’ e tu te bajn’ ate qi s’asht e udhësë me bamë për të shëtunë.
3Por Iesui u tha atyneve: S’keni kënduem qish bani Davidi, kur i erdhi uni ati, edhe atyneve qi ishinë bashkë me atë.
4Qysh hyni ndë shtëpit të Perëndisë, edhe hangër bukët’ e paravumëjesë, të cillatë s’ishte e udhësë me i ngran’ ai, as ata qi ishinë bashkë me atë, por priftënitë vetëmë?
5Apor s’keni kënduem ndë ligjë, se për ditë të shëtunash priftënitë përlyejnë të shëtunënë ndë tempull, edhe janë të pafaj?
6Edhe po u thom juve, se këtu ashtë nji ma i math se tempulli.
7Edhe ndë e kishitë ditunë qish ashtë: “Due përdëllim, e jo kurban”, s’kishitë me i bamë fajtorë të pafajtë.
8Sepse i bir’ i nieriu asht’ i zoti edhe të shëtunësë.
9Edhe si sdrypi prei andej, erdhi ndë synagogët t’atyne.
10Edhe qe tek ishte nji nieri qi kishte dorën’ e thatë. Edhe e pyetnë, e thanë: Ndë qoftë se asht’ e udhësë me shëndoshunë për të shëtuna? Për me e përfolunë.
11Edhe ai u tha atyneve: Cilli nieri prei jush ka me qen’ ai, qi të ketë nji dele, edhe ndë raftë këjo ndë gropë për ditë të shëtunash, s’ka me e kapun’, e me e ngritunë?
12Sa ma tepërë pra dan nieriu prei delesë? Përandai asht’ e udhësë me bamë mirë për të shëtuna.
13Atëherë i thotë nieriut: Shtri dorënë tande. Edhe ai e shtrini, edhe u ba e shëndoshë porsi tietra.
14Por Fariseitë duelnë, e banë këshille kundrë ati për me e prishunë.
15Por Iesui kur e muer vesht, iku prei andej, edhe i voitnë mbrapa shumë gjindëje, edhe i shëndoshi të gjithë;
16edhe i porositi shtrëngueshim mos me e diftuem,
17qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetit Isaisë, qi thoshte:
18“Qe shërbëtori em, qi sgjodha; i dashuni em, qi e pëlqeu shpirti em; kam me vumë Shpirtinë t’em mbi atë, edhe ka me diftuem gjyq mbë kombet.
19S’ka me bamë fjalë, as s’ka me bërtitunë; as s’ka me ndëgjuem kush zanin’ e ati ndëpër rrugat.
20S’ka me shqyem kallam të thyem, edhe s’ka me shuem li të tymitunë, deri sa të bierë gjyqinë ndë mundëje.
21Edhe kombetë kanë me shpëryem mb’emënit t’ati”.
22Atëherë i prunë nji të diallosunë të verbëtë, edhe shurth, edhe e shëndoshi, kaqi sa i verbëti edhe shurdhi fliste edhe shifte.
23Edhe gjithë gjindëja mërekulloheshin’ e thoshinë: Drujse mos ashtë kyi i bir’ i Davidit?
24Por Fariseitë kur ndëgjuenë, thanë: Kyi nukë nxier djemënitë, veç me anë të Beelzebulit të parit djemënavet.
25Edhe Iesui si ngjofi mendimet’ e atyneve, u tha atyneve: Çdo mbëretëni ndë u daftë kundrë vetëvetëhesë, shkretohetë; edhe çdo qytet a shtëpi ndë u daftë kundrë vetëvetëhesë, s’ka me qindruem.
26Edhe Satanai ndë nxierrtë Satananë, u da kundrë vetëvetëhesë; qysh ka me qindruem pra mbëretënia e ati?
27Edhe unë ndë nxierrsha djemënitë me anë të Beelzebulit, bijtë tuei me ç’anë i nxierrinë? Përandai ata kanë me qenë gjyqtarëtë tuei.
28Por ndë nxierrsha djemënitë me anë të Shpirtit Perëndisë, vall’ e mbërrini mbë ju mbëretënia e Perëndisë.
29A si mundetë kushi me hymë ndë shtëpit të fortit, e me rrëmbyem enët’ e ati, ndë mos lithte ma përpara të fortinë? Edhe atëherë ka me rrëmbyem shtëpin’ e ati.
30Ai qi nuk ashtë bashkë me mue, ashtë kundrë meje; edhe ai qi nukë mbëleth bashkë me mue, shpërdan.
31Përandai po u thom juve, se: Çdo faj e çdo vlasfimi do t’u ndëjehetë nierëzëvet, por vlasfimia kundrë Shpirtit Shenjt, nukë do t’u ndëjehetë nierëzëvet.
32Edhe ai qi të thotë fjalë kundrë të birit nieriut, do t’i ndëjehetë, por ai qi të thotë kundrë Shpirtit Shenjt, nukë do t’i ndëjehet’ as mbë këtë jetë, as mb’atë qi vien.
33A bani drun’ e mirë, edhe pemën’ e asai të mirë; a bani drun’ e keqe, edhe pemën’ e asai të keqe, sepse druja njifetë prei pemësë.
34Këlysh gjarpinjsh, qysh mundeni me folë të mira, tue qenë të këqij? Sepse goja flet prei së tepëruemit zemërësë.
35Nieriu i mirë nxier të mira prei thesoresë mirë të zemërësë; edhe nieriu i keq nxier të këqia prei thesoresë keqe.
36Edhe po u thom juve, se çdo fjalë qi s’lypsetë, ndë e folshinë nierëzitë, kanë me dhanë fjalë për atë ndë ditë të gjyqit.
37Sepse prei fjalësh tua ke me dal i dreitë; edhe prei fjalësh tua ke me u dënuem.
38Atëherë u përgjegjën disa prei Shkruisish e prei Fariseish, e thanë: Mieshtër dona me pamë nji shenjë prei teje.
39Edhe ai u përgjeq, e u tha: Bres i keq edhe kurvar lypën shenjë; edhe shenjë s’ka me u dhanë, për-veç shenjit profetit Iona,
40sepse sikurse Ionai qe ndë barkut të bishësë detit tri ditt e tri nett; kështu edhe i bir’ i nieriut ka me qenë ndë zemërët të dheut tri ditt e tri nett.
41Burra Ninevitë kanë me u ngjallë bashkë me këte bres ndë ditë të gjyqit, edhe kanë me e gjukuem për të keq, sepse u penduenë ndë predikimt të Ionait; edhe qe këtu ku ashtë ma tepërë se Ionai.
42Mbëretënesha e anësë Mies-ditësë ka me u ngjallë bashkë me këte bres ndë ditë të gjyqit, edhe ka me e gjukuem për të keq, sepse erdhi prei së mbaruemes’ anëvet dheut për me ndëgjuem ditunin’ e Solomonit; edhe qe këtu ku ashtë ma tepërë se Solomoni.
43Shpirti i paqiruem kur del prei nieriut, shkon ndëpër vende të thata pa ujë, tue kërkuem të praitunë, e nukë gjen.
44Atëherë thotë: Le të këthehem ndë shtëpit t’eme, andej kah dola; edhe si vien, gjen ate shprazunë, e mpshimë, e stolisunë;
45atëherë vete, e merr me vetëhe shtatë shpirtëna të tierë ma të këqij se vetëvetëhenë, edhe hyjnë, e rrin’ atie; edhe të mbrampet’ e ati nieriu bahenë ma të këqia se të paratë. Kështu ka me qen’ edhe mbë këte bres të keq.
46Edhe ai kur ishte por tue folë gjindëjesë, qe e ama edhe të vëllazënit’ e vet te po rrijshinë jashtë, e kërkojshinë me i folë.
47Atëherë nji vetë i tha: Qe jot amë, edhe t’yt vëllazën te po rrinë jashtë, e kërkojnë me të folë.
48Por ai u përgjeq, e i tha ati qi foli: Cilla asht’ ama eme, edhe cilltë janë vëllazënit’ e mi?
49Edhe shtrini dorën’ e vet mbi dishepujt e vet, e tha: Qe ama eme, edhe vëllazënit’ e mi!
50Sepse cilli të bajë dashunimin’ e t’im et qi ashtë ndë qillt, ai asht’ em vëlla, e motër, e amë.
Currently Selected:
MATTHEUT 12: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania