MATTHEUT 14
14
KAPTINA XIV.
1Nd’atë kohë Herodi katër-urdhënsi ndëgjoi zanin’ e Iesuit,
2edhe u tha shërbëtorëvet vet: Kyi ashtë Gjionn Pagëzori; ai ashtë ngjallë prei së vdekunish, edhe përandai punohenë mërekullia prei ati.
3Sepse Herodi zuni Gjionnin’ edhe e lidhi, edhe e vuni ndë burk për Herodiadënë gruen’ e Filippit të vëllait vet.
4Sepse Gjionni i thoshte, se: Nuk asht’ e udhësë me pasunë ti atë.
5Edhe donte me e vramë, por dronte gjindëjenë, sepse e kishinë për profet.
6Edhe kur qenë për me u festuem ditt’ e të lemit Herodit, e bija Herodiadësë karceu ndë miedis, edhe i pëlqeu Herodit.
7Përandai iu zotue asai me be, me i dhanë qish të lypi.
8Edhe ajo mbassi qe mësuem prei s’amësë vet, thotë: Nem mue kryet’ e Gjionn Pagëzorit këtu mbë kupët.
9Edhe mbëreti u idhënue, por për bet qi bani, edhe për ata qi ishinë ndenjunë bashkë me atë, urdhënoi me u dhanë.
10Edhe dërgoi, e i preu kryetë Gjionnit ndë burk.
11Edhe kryet’ e Gjionnit u pru mbë kupët, e iu dha vaizësë; edhe ajo ia pruni s’amësë vet.
12Edhe dishepujt’ e ati erthnë, e ngritnë korpinë, edhe e vorruenë; mbasandai erthnë, e i dhanë za Iesuit.
13Edhe Iesui kur ndëgjoi, iku prei andej me lundër mbë nji vend të shkretë veç-anë; edhe gjindëja kur ndëgjuenë, e muerrnë mbrapa mbë kambë prei qytetevet.
14Edhe Iesui kur duel, pa shumë gjindëje, edhe iu dhimpt për ata, edhe shëndoshi të sëmunët’ e atyneve.
15Edhe si u ngrys, i erthnë përanë dishepujt’ e ati, e thanë, se: Vendi asht’ i shkretë, edhe koha tashti ka kaluem; lisho gjindëjenë me votunë ndëpër katundet, për me blemë të ngrana për vetëvetëhenë.
16Por Iesui u tha atyneve: S’kanë nevojë me votunë, ipni ju atyneve me ngranë.
17Edhe ata i thonë: S’kena këtu veç pesë bukë, edhe dy peshq.
18Edhe ai tha: Bini mue ato këtu.
19Edhe urdhënoi gjindëjenë me ndenjunë përmbi barënat; edhe muer pesë bukëtë, e dy peshqitë, edhe çoi sytë përpietë ndë qiell, e bekoi; edhe mbassi i theu, u dha bukëtë dishepujvet, edhe dishepujtë gjindëjesë.
20Edhe hangrën të gjithë, e u nginë, edhe ngritnë tepëricën’ e copavet, dy-mbë-dhetë kosha plot.
21Edhe ata qi hangrën ishin’ afër pesë mijë burra, veç gravet, e çunavet vogjilë.
22Edhe Iesui përnjiherë nguti dishepujt’ e vet me hymë ndë lundrët, e me shkuem përtej ma përpara se ai, deri sa të lishojë gjindëjenë.
23Edhe ai lishoi gjindëjenë, hipi ndë malt veç-anë për me u falunë; edhe si u ngrys, ishte vetëm’ atie.
24Edhe lundra tashti ishte ndë miedis të detit, tue u përpiekunë prei valësh, sepse era ishte kundrë.
25Edhe mbë të katërtënë rueitien’ e natësë Iesui voti tek ata, tue ecunë përmbi det.
26Edhe dishepujtë kur pan’ atë tue ecunë përmbi det, u përzien’ e thanë, se: Ashtë hije; edhe prei frikësë bërtitnë.
27Por Iesui përnjiherë u foli atyneve, tue thanë: Kini zemërë, unë jam; mos u frikoni.
28Edhe Pietri u përgjeq, e i tha: Zot, ndë je ti, urdhënomë me ardhunë te ti mbi ujënat.
29Edhe ai tha: Eja. Edhe Pietri sdrypi prei lundrësë, e eci mbi ujënat, për me ardhunë te Iesui.
30Por kur pa erënë të fortë, u frikue; edhe si filloi me u zhytunë bërtiti, tue thanë: Zot, shpëtomë.
31Edhe Iesui përnjiherë shtrini dorën’, edhe e kapi, edhe i tha: O besë-pak, mbë çë se qe me dy mendesh?
32Edhe ata si hynë ndë lundrët, pushoi era.
33Edhe ata qi ishinë ndë lundrët erthnë, edhe e adhuruenë, tue thanë: Për të vërtet je Bir Perëndie.
34Edhe si shkuenë përtej, erthnë ndë dhet Gennisaret.
35Edhe nierëzit’ e ati vendi kur e ngjoftnë, dërguenë ndëpër gjith’ atë nahije, edhe i prunë ata qi kishinë keq.
36Edhe i luteshinë, veç me prekunë shqepin’ e petkut ati; edhe sa vetë e preknë, u shëndoshnë.
Currently Selected:
MATTHEUT 14: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania