MARKUT 8
8
KAPTINA VIII.
1Nd’ato ditt mbassi ishinë shumë gjindëje, ende s’kishinë se qish me ngranë, Iesui thërriti për-anë dishepujt’ e vet, e u tha:
2Më dhimbetë për gjindëjenë, sepse janë tri ditt ndashti qi më presinë, ende s’kanë se qish të hanë;
3ende ndë i lishofsha agjinushim ndëpër shtëpiat e veta, kanë me u lodhunë mb’udhë, sepse disa prei atyneve kan’ ardhunë prei së largu.
4Ende dishepujt’ e ati iu përgjegjën: Prei kah do të mundetë kushi me ngimë këta me bukë këtu ndë shkretinë?
5Ende ai i pyt: Sa bukë keni? Ende ata thanë: Shtatë.
6Ende ai porositi gjindëjenë me u ulë për dhe; ende si mur shtatë bukëtë, e u fal ndersë, i theu, ende ua dha dishepujvet vet për me i vumë bukëtë gjindëjesë, ende ata i vunë përpara gjindëjesë.
7Ende kishinë pak peshq të vogjilë; ende si bekoi, tha me vumë përpara ende ata.
8Ende hangrën, e u nginë; ende ngritnë tepërica copash, shtatë shporta.
9Ende ata qi hangrën ishin’ afërë katër mijë vetë; mbasandai i lishoi.
10Ende përnjiherë hyni ndë lundrët bashkë me dishepujt e vet, e erdhi mb’anët Dalmanutha.
11Ende Fariseitë dulnë, ende fillunë ta pysinë, e të lypinë prei ati shenjë prei qillit, tue ngam’ ate.
12Po ai si shamtini ndë shpirt të vet, thotë: Ç’shenjë lypën kyi bres? Me të vërtet po u thom juve, se - S’ka me i dhanë shenjë këti brezi.
13Ende si i la, hyni për-së-ri ndë lundrët, e iku përtej.
14Ende ata harrunë me marrë bukë, ende s’kishinë me vetëvetëhe ndë lundrët, veç nji bukë.
15Ende ai i porosiste, tue thanë: Shikoni, ruhi prei brumit Farisevet, ende prei brumit Herodit.
16Ende ata mendoheshinë ndërmiet atyneve, tue thanë, se: Nukë kemi bukë.
17Ende Iesui si e mur vesht, u tha atyne: Qish mendoheni, se s’keni bukë? Ende s’merrni vesht, as s’kupëtoni? Ende po të ashpër’ e keni zemrënë tui.
18Tue pasunë sy, nukë shifni? Ende tue pasunë veshë, nukë ndëgjoni? Ende nukë mbani mend?
19Kur theva pesë bukëtë, mbë pesë mijë vetët, sa kosha plot me copa ngritët? I thonë: Dy-mbë-dhitë.
20- Ende kur theva shtatë bukëtë mbë katër mijë vetët, sa shporta mbushunë me copa ngritët? Ende ata thanë: Shtatë.
21Ende u thoshte atyne: Si nukë merrni vesht.
22Mbasandai vien ndë Bethsaida; ende i bijënë nji të verbët’, ende i lutenë me e prekunë.
23Ende ai si e mur për dore të verbëtinë, e nxur jashtë katundit; ende si pështyni ndër sy t’ati, vuni durët mbi ate, ende e pyste, ndë shef gja.
24Ende ai si çeli sytë, tha: Shof njierëzitë se ecinë posi druna.
25Mbasandai për-së-ri vuni durët mbë syt t’ati, ende e bani me çelunë sytë; ende u shëndosh, ende shifte të gjithë këthiellëtë.
26Ende e dërgoi ndë shtëpit t’ati, tue thanë: As ndë katund të mos hyjsh, as mos i thush këte askuit ndë katund.
27Mbasandai Iesui me dishepujt e vet dul ndëpër katundet e Kaisarisë Filippit, ende pyste dishepujt’ e vet mb’udhë, tue u thanë: Cilli thonë nierëzitë, se jam unë?
28Ende ata u përgjegjën: Gjionn pagëzori; ende të tierë thonë: Elia; ende të tierë: Nji prei profetënash.
29Ende ai u thot’ atyne: Po ju cilli thoni, se jam unë? Ende Pietri u përgjeq, e i tha: Ti je Krishti.
30Ende ai i qirtoi, për mos me i thanë askuit për ate.
31Ende filloi me i mësumë, se i bir’ i nieriut duhetë me pësumë shumë, ende mos me u pëlqymë prei pleqsh e prei Krye-priftënash e prei Shkruisish; ende me u vramë, ende mbas tri ditsh me u ngjallë.
32Ende e fliste fjalënë ndër sy. Ende Pietri e mur mbas vetëhesë, e filloi me e qirtumë.
33Po ai si u këthy, e vuni ore dishepujt’ e vet, qirtoi Pietrinë, tue thanë: Ikë mbrapa meje, Satana, sepse s’ke ndër mend punët’ e Perëndisë, po punët’ e nierëzëvet.
34Ende si thirri për-anë gjindëjenë bashkë me dishepujt’ e vet, u tha atyne: Kush të detë me ardhunë mbrapa meje, le të mohojë vetëvetëhenë, ende le të ngrejë kryqin’ e vet, ende le të më marri mbrapa.
35Sepse kush të detë me shpëtumë jetën’ e vet, ka me e vdierrë; po kush të vdierri jetën’ e vet për punë t’eme, ende të ungjillit, kyi ka me e shpëtumë.
36Sepse ç’të mirë ka me iu bamë nieriut, ndë fitoftë gjithë botënë, ende të vdierri shpirtin’ e vet?
37Apo qish do t’api nieriu për ndërrim të shpirtit vet?
38Sepse cillit-do qi t’i vijë turp për mu, ende për fjalët e mia mbë këte mbres kurvar ende fajtur; ende të birit nieriut do t’i vijë turp për ate, kur të vijë ndë laft të Atit vet bashkë me engjujt e shenjtënushim.
Currently Selected:
MARKUT 8: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania