YouVersion Logo
Search Icon

Kuvendari 4

4
1Pastaj u solla e pashë tërë shtypjen që ushtrohet nën diell. Dhe, ja, lotët e të shtypurve nuk ka kush t'i ngushëllojë, se pushteti mban anën e shtypësve, prandaj nuk ka kush t'i ngushëllojë. 2Atëherë u përgëzova me të vdekurit, që vdiqën e shkuan, më shumë se me të gjallët, që ende gjallojnë, 3por më mirë se të dyja palët është ai që ende nuk është e nuk e ka parë ligësinë që bëhet nën diell.
4Vërejta se tërë mundi e tërë arritjet në punë vinin nga zilia që kanë njerëzit me njëri-tjetrin. Edhe kjo është tymnajë e si të rendësh pas erës.
5I marri rri duarkryq
e ha veten me dhëmbë.
6Më mirë një grusht plot qetësi,
se dy duar plot mund
e të rendësh pas erës.
7Përsëri pashë tymnajë nën diell: 8dikush fillikat, pa fëmijë e pa vëlla, bën gjithë atë mund të pafund e sytë s'i kanë të ngopur me pasuri. «Për kë po punoj, që po ia mohoj vetes kënaqësitë?». Edhe kjo është tymnajë e punë e mbrapshtë.
Shoqëria
9Dy vetë janë më mirë se një, se shpërblehen mirë për mundin e vet. 10Se, po të rrëzohen, njëri ngre tjetrin. Por, mjerë ai që rrëzohet e nuk ka kush ta ngrejë. 11Po ashtu, nëse dy vetë flenë bashkë, ngrohen, por ai që mbetet vetëm, si do të ngrohet? 12Një njeri të vetëm e mundin, por dy vetë i bëjnë ballë një njeriu. Filli i trefishtë nuk këputet lehtë.
13Më mirë një djalë skamnor e i urtë, se një mbret plak e i marrë që nuk di të këshillohet më, 14se ai del nga burgu e bëhet mbret, ndonëse pati lindur skamnor në mbretërinë e vet. 15I pashë të gjithë të gjallët që ecin nën diell me djaloshin që u ngrit e i zuri vendin mbretit. 16Nuk kishte të sosur tërë ai popull, tërë ata të cilëve u printe. Por prapë, ata që do të vijnë më vonë, nuk do të gëzohen me të. Edhe kjo është tymnajë e si të rendësh pas erës. 17#4.17 të tjerë e rendisin si 5.1 Ruaje këmbën kur të shkosh në tempullin e Perëndisë. Më mirë afrohu për të dëgjuar, sesa për të kushtuar flinë e të marrëve, se ata nuk e dinë se veprojnë keq.

Currently Selected:

Kuvendari 4: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in