YouVersion Logo
Search Icon

Zanafilla 36

36
Pasardhësit e Esaut
1Këta janë pasardhësit e Esaut që quhet edhe Edom: 2Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanit. Ai mori Adën, bijën e Elon Hititit, Oholibamën, bijën e Anahut, mbesën#36.2 he. bijën e Cibeon Hivitit 3dhe Basematën, bijën e Ishmaelit, motrën e Nebajotit. 4Ada i lindi Esaut Elifazin. Basemata lindi Reuelin. 5Oholibama lindi Jeushin, Jalamin e Korahun. Këta qenë bijtë e Esaut që i lindën në tokën e Kanaanit.
6Atëherë Esau mori me vete gratë e tij, bijtë e bijat, gjithë njerëzit e shtëpisë, gjithë bagëtitë e kafshët, gjithë pasurinë që kishte grumbulluar në tokën e Kanaanit e shkoi në një vend tjetër që të ishte larg të vëllait, Jakobit. 7Pasuria e tyre ishte aq e madhe sa nuk mund të jetonin më bashkë dhe vendi ku banonin nuk i zinte për shkak të bagëtive. 8Kështu, Esau, që quhet edhe Edom, banoi në malin e Seirit.
9Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomit, në malin e Seirit. 10Këta janë emrat e bijve të tij: Elifazi, biri i Adës, gruas së tij, Reueli, biri i Basematës, gruas së tij. 11Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Cefoi, Gatami e Kenazi. 12Timna ishte shemra e Elifazit, birit të Esaut. Ajo i lindi Amalekun. Këta janë bijtë e Adës, gruas së Esaut. 13Bijtë e Reuelit janë Nahati, Zerahu, Shamahu e Mizahu. Këta janë bijtë e Basematës, gruas së Esaut. 14Bijtë që gruaja e Esaut, Oholibama, e bija e Anahut, mbesa e Cibeonit, i lindi atij, janë Jeushi, Jalami e Korahu.
Prijësit e Edomit
15Këta janë prijësit e bijve të Esaut. Këta janë bijtë e Elifazit, të parëlindurit të Esaut: prijësi Teman, prijësi Omar, prijësi Cefo, prijësi Kenaz, 16prijësi Korah, prijësi Gatam e prijësi Amalek. Këta janë prijësit e Elifazit në tokën e Edomit. Këta janë bijtë e Adës. 17Këta janë bijtë e Reuelit, birit të Esaut: prijësi Nahat, prijësi Zerah, prijësi Shamah e prijësi Mizah. Këta janë prijësit e Reuelit në tokën e Edomit. Këta janë bijtë e Basematës, gruas së Esaut. 18Këta janë bijtë e Oholibamës, gruas së Esaut: prijësi Jeush, prijësi Jalam e prijësi Korah. Këta janë prijësit e Oholibamës, gruas së Esaut, të bijës së Anahut. 19Këta janë bijtë e Esaut e prijësit e tyre. Ky është Edomi.
20Këta janë bijtë e Seir Horitit. Ata janë banorët e Lotanit, Shobalit, Cibeonit, Anahut, 21Dishonit, Ecerit e Dishanit. Këta janë prijësit e horitëve, bijtë e Seirit, në tokën e Edomit. 22Bijtë e Lotanit ishin Horiu e Hemami. Motra e Lotanit ishte Timna. 23Këta janë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahati, Ebali, Shefoi e Onami. 24Bijtë e Cibeonit janë Ajahu e Anahu. Anahu është ai që gjeti në shkretëtirë burime ujërash të ngrohta kur po kulloste gomarët e të atit. 25Këta janë fëmijët e Anahut: Dishoni e Oholibama, bija e Anahut. 26Këta janë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Itrani e Kerani. 27Këta janë bijtë e Ecerit: Bilhani, Zavani e Akani. 28Këta janë bijtë e Dishanit: Uci e Arani. 29Këta janë prijësit e horitëve: prijësi Lotan, prijësi Shobal, prijësi Cibeon, prijësi Anah, 30prijësi Dishon, prijësi Ecer e prijësi Dishan. Këta janë prijësit e horitëve sipas fiseve të tyre në tokën e Seirit.
31Këta janë mbretërit që mbretëruan në tokën e Edomit para se bijtë e Izraelit të kishin ndonjë mbret: 32Belai, biri i Beorit, që mbretëroi në Edom. Qyteti i tij quhej Dinhabah. 33Belai vdiq e në vend të tij mbretëroi Jobabi, biri i Zerahut nga Bocrahu. 34Edhe Jobabi vdiq e në vend të tij mbretëroi Hushami nga toka e temanitëve. 35Edhe Hushami vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadadi, biri i Bedadit. Ai i mposhti midianitët në fushën e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit. 36Edhe Hadadi vdiq e në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masrekahu. 37Edhe Samlahu vdiq e në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehoboti i Eufratit. 38Edhe Sauli vdiq e në vend të tij mbretëroi Baal Hanani, biri i Akborit. 39Edhe Baal Hanani, biri i Akborit, vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadari. Qyteti i tij quhej Pau e gruaja e tij quhej Mehetabelë, bija e Matredës, të bijës së Mezahabit.
40Këta janë emrat e prijësve të Esaut sipas fiseve, vendeve dhe emrave të tyre: prijësi Timna, prijësi Alvah, prijësi Jetet, 41prijësi Oholibamah, prijësi Elah, prijësi Pinon, 42prijësi Kenaz, prijësi Teman, prijësi Mibcar, 43prijësi Magdiel e prijësi Iram. Këta janë prijësit e Edomit sipas vendbanimeve në tokën që zotëronin. Ky është Esau, ati i Edomit.

Currently Selected:

Zanafilla 36: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in