YouVersion Logo
Search Icon

Hagai 1

1
Rindërtimi i tempullit
1Në ditën e parë të muajit të gjashtë të vitit të dytë të mbretit Dar, fjala e Zotit iu drejtua, me anë të profetit Haga Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritarit të Judës dhe kryepriftit Jozueh, birit të Jehocadakut: 2«Kështu thotë Zoti i ushtrive: ky popull thotë se s'ka ardhur ende koha për të ndërtuar shtëpinë e Zotit». 3Fjala e Zotit erdhi me anë të profetit Haga:
4«Paska ardhur koha që ju të banoni në shtëpi të mbuluara!
Ndërkohë kjo shtëpi mbetet e rrënuar!
5Ndaj, kështu thotë Zoti i ushtrive:
shqyrtojeni mirë udhën që keni marrë!
6Mbillni shumë, por korrni pak,
hani, por nuk ngiheni,
pini, por nuk ngopeni,
visheni, por askush s'ka ngrohtë
dhe mëditësit i shkon paga
në qese të shpuar.
7Kështu thotë Zoti i ushtrive:
shqyrtojeni mirë udhën që keni marrë!
8Ngjituni në mal, sillni dru e ndërtoni shtëpinë,
që të kënaqem e të përlëvdohem, thotë Zoti.
9Deshët shumë, por ja që morët pak
e kur e sollët në shtëpi, ua prisha.
Përse? Kumton Zoti i ushtrive.
Sepse shtëpia ime është e rrënuar,
ndërkohë secili ngutet për shtëpinë e vet.
10Ndaj, qielli vesë nuk dha,
as toka frytin e vet.
11Thirra thatësirën përmbi tokë e male,
përmbi drithë, verë e vaj,
përmbi çdo fryt që del prej dheut,
përmbi njerëz, kafshë e çdo mundi duarsh».
12Zorobabeli, biri i Shealtielit, dhe kryeprifti Jozueh, biri i Jehocadakut, bashkë me tërë tepricën e popullit e dëgjuan zërin e Zotit, Perëndisë së tyre, dhe fjalët e profetit Haga, që e kishte dërguar Zoti, Perëndia i tyre. Populli e pati frikë Zotin.
13Atëherë Hagai, lajmëtari i Zotit, i dha popullit lajmin e Zotit: «Unë jam me ju, kumton Zoti». 14Zoti e nxiti shpirtin e Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritarit të Judës, shpirtin e kryepriftit Jozueh, birit të Jehocadakut dhe shpirtin e tërë tepricës së popullit. Ata erdhën e filluan punën për shtëpinë e Zotit të ushtrive, Perëndisë së tyre, 15në ditën e njëzet të muajit të gjashtë të vitit të dytë të mbretit Dar.

Currently Selected:

Hagai 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Hagai 1