YouVersion Logo
Search Icon

Hosea 13

13
Fundi i Efraimit
1«Kur Efraimi merrte fjalën, të kallte datën,
përlëvdohej ai në Izrael,
por për Baalin u bë fajtor e vdiq.
2Edhe tani vazhdojnë të mëkatojnë,
bëjnë për vete idhuj të metaltë,
idhuj të argjendtë e të punuar,
vepra mjeshtërish janë ato.
Për ta thuhet:
“Janë njerëz që flijojnë#13.2 ose: flijojnë njerëz e viçat adhurojnë”.
3Ndaj do të jenë si mjegulla e mëngjesit,
porsi vesa që zhduket herët,
porsi byku i lëmit që era largon,
porsi tymi që nga tymtari del.
4Unë, Zoti, jam Perëndia yt
që në tokën e Egjiptit
Perëndi tjetër nuk njeh pos meje,
as shpëtimtar tjetër nuk ka.
5Unë të njoha në shkretëtirë,
në vendin e thatë.
6I kullota e u nginë,
si u nginë, ngritën krye,
ndaj dhe më harruan.
7Si luani do të bëhem për ta,
si leopardi do të rri në pritë.
8Do t'u turrem si arusha,
që të vegjlit ia kanë rrëmbyer.
Do t'ua shqyej zgavrat e kraharorit,
do t'i përpij porsi luani,
si egërsira që i bën copë e çikë.
9U shkatërrove, o Izrael,
se ishe kundër meje,
kundër atij që të ndihmon#13.9 ose: kush është ai që mund të të ndihmojë?.
10Ku është mbreti yt tani
që tërë qytetet të t'i shpëtojë?
Ku janë gjyqtarët e tu,
për të cilët the:
“Më jep mbret e princa!”?
11I mëritur, ta dhashë mbretin,
i zemëruar, ta mora mbrapsht.
12U shënua faji i Efraimit,
u ruajt mëkati i tij.
13Është si një foshnjë e marrë
që në dhimbjet e lindjes
nuk del në kohë nga barku i nënës.
14A t'i shpaguaj nga dora e skëterrës?
Nga vdekja a t'i shpengoj?
Ku është, o vdekje, murtaja jote?
Ku është, o skëterrë, shkatërrimi yt?
Mëshira m'u fsheh prej syve!
15E në begatoftë mes vëllezërve,
do të vijë një erë përvëluese,
erë e Zotit prej shkretëtirës,
që burimet t'ia thajë,
krojet t'ia shterojë,
tërë thesaret e çmuara t'ia plaçkisë».

Currently Selected:

Hosea 13: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Hosea 13