YouVersion Logo
Search Icon

Hosea 4

4
Zoti padit Izraelin
1«Dëgjojeni fjalën e Zotit, o bijtë e Izraelit,
Zoti po ngre padi kundër banorëve të tokës,
se nuk ka në tokë
as besnikëri, as mirësi
e as njohuri për Perëndinë.
2Mallkimet, mashtrimet, vrasjet,
vjedhjet e kurorëshkeljet kanë marrë dhenë,
gjaku e gjakderdhjet nuk kanë të sosur.
3Ndaj toka vajton
e tërë banorët e saj mpaken,
kafshët e fushës, shpendët e qiellit
madje edhe peshqit e detit marrin fund.
4Por, askush të mos ngrejë padi,
askush të mos bëj kallëzim,
se padia ime është kundër teje, o prift#4.4 ose: populli yt u bë si ai që padit priftin.
5Gjatë ditës do të pengohesh,
gjatë natës edhe profeti bashkë me ty.
Nënën tënde do ta zhbij!
6Populli im u zhbi prej padijes,
se ti e përbuze njohurinë,
ndaj dhe unë priftërinë do të ta përbuz.
E harrove ligjin e Perëndisë tënd,
ndaj dhe unë do t'i harroj bijtë e tu.
7Sa më shumë shtohen,
aq më tepër mëkatojnë kundër meje.
Nderin do t'ua kthej në turp.
8Ushqehen me mëkatin e popullit tim,
lakmojnë fajin e tij.
9Ndaj, edhe priftin si popullin
do ta ndëshkoj për udhën që ndoqi,
veprat do t'ia shpërblej mirë.
10Do të hanë, por s'do të ngihen,
do të kurvërohen, por s'do të shtohen,
se e harruan Zotin e iu dhanë kurvërisë.
11Vera e mushti ia morën mendtë popullit tim.
12Këshillohet me një copë dru
e dëgjon një shkop,
se kurvëria e mashtroi,
ndaj Perëndinë e vet tradhton.
13Nëpër maja malesh bëjnë flijime,
djegin temjan nëpër kodra,
nën dushqe e plepa,
nën hijen e këndshme të lisave.
Kështu të kurvërohen bijat,
shkelin kurorën nuset e tua.
14Por, bijat nuk do të t'i ndëshkoj për kurvëri,
as nuset e tua për kurorëshkelje,
sepse ata vetë shkojnë me lavire,
me laviret e kultit kushtojnë fli.
E populli i pamend rrënohet.
15O Izrael, nëse kryen kurvëri,
mos e bëj edhe Judën me faj!
Mos shkoni në Gilgal,
mos u ngjitni në Bet Aven,
as mos u betoni për Zotin e gjallë!
16Izraeli u bë kokëfortë,
porsi lopa kryeneçe,
ndaj Zoti do t'i kullotë
si dhentë nëpër livadhe.
17Lëreni Efraimin,
se u lidh pas idhujve!
18Pijet i shteroi,
u harbua e kurvëroi,
prijësit e tij të shfrenuar
u dashuruan pas turpit.
19Furtuna do t'i rrëmbejë në krahët e veta,
do të turpërohen për flijimet që kryen».

Currently Selected:

Hosea 4: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Hosea 4