YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 110

110
1Psalm i Davidit.
I tha Zoti zotit tim:
«Ulu në të djathtën time,
derisa t'i vë armiqtë e tu
si shtrojë te këmbët e tua».
2Skeptrin e pushtetit tënd
do ta shtrijë Zoti prej Sionit;
sundo mes armiqve të tu!
3Popullin e ke me vete, të gatshëm#110.3 të tjerë: Ty të përket më i larti pushtet,
ditën e fuqisë sate,
mes shkëlqimit të shenjtërisë.
Prej gjirit të agimit,
do të vijë te ti vesa e të rinjve të tu#110.3 të tjerë: unë të linda.
4 Zoti u betua e nuk do të pendohet:
«Ti je prift përjetë sipas urdhrit të Melkisedekut».
5Zoti është në të djathtën tënde
do t'i dërrmojë mbretërit ditën e zemërimit të tij.
6Do të gjykojë kombet, do t'i mbushë me kufoma,
do t'u thyejë kokat në tokën mbarë.
7Udhës do të pijë prej përroit,
ndaj kokën do ta mbajë lart.

Currently Selected:

Psalmet 110: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 110