YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 121

121
1Këngë shtegtimesh.
I ngrita sytë drejt maleve,
prej nga do të më vijë ndihma?
2Ndihma më vjen nga Zoti,
që krijoi qiellin e tokën.
3Ai s'do të lejojë të të merren këmbët,
ai që të mbron nuk do të kotet.
4Jo, ai që mbron Izraelin
nuk do të kotet e as nuk do të flejë.
5 Zoti është mbrojtësi yt,
Zoti është mburoja jote,
ai qëndron në të djathtën tënde.
6Dielli nuk do të të godasë ditën
e as hëna natën.
7 Zoti do të të mbrojë nga çdo e keqe,
ai do ta mbrojë jetën tënde.
8 Zoti do të mbrojë vajtjet e ardhjet e tua,
që tani e deri në amshim.

Currently Selected:

Psalmet 121: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 121