YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 128

128
1Këngë shtegtimesh.
Lum gjithë ata që Zotin druajnë
dhe ecin udhëve të tij.
2Do të hash frytin e duarve të tua,
do të jesh i lum e do të kesh të mira.
3Gruaja jote do të jetë si hardhi pjellore
në dhomat e shtëpisë sate,
bijtë e tu si filiza ulliri
përreth tryezës sate.
4Ja, kështu do të bekohet njeriu,
Zotin druan.
5Të bekoftë Zoti prej Sionit
e pafsh të mirën e Jerusalemit
tërë ditët e jetës sate!
6Pafsh edhe bijtë e bijve të tu!
Paqe mbi Izraelin!

Currently Selected:

Psalmet 128: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 128