YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 149

149
Aleluja.
1Këndojini Zotit këngë të re,
këndojini lavdi në kuvendin e besnikëve.
2Le të ngazëllejë Izraeli për krijuesin e tij,
bijtë e Sionit le të gëzojnë për mbretin e tyre.
3Le ta lavdërojnë emrin e tij me valle,
le t'i këndojnë atij me dajre e me lirë.
4 Zoti kënaqet me popullin e vet,
të përulurit i kurorëzon me shpëtim.
5Le të ngazëllejnë besnikët me lavdi,
le të brohorasin nga shtretërit e tyre.
6Lavdet për Perëndinë qofshin në gojën e tyre,
shpatat me dy tehe në dorën e tyre.
7Për të marrë shpagim nga kombet,
për të ndëshkuar popujt.
8Për t'i lidhur mbretërit e tyre me vargonj,
fisnikët e tyre me pranga hekuri.
9Për të zbatuar kundër tyre vendimin e gjykimit,
ky është nder për të gjithë besnikët e tij. Aleluja!

Currently Selected:

Psalmet 149: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 149