YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 15

15
1Psalm i Davidit.
Kush mund të rrijë në tendën tënde, o Zot?
Kush mund të banojë në malin tënd të shenjtë?
2Ai që bën jetë të përsosur#15.2 ose: që bën jetë të paqortueshme,
që vepron me drejtësi
e thotë të vërtetën me gjithë zemër,
3ai që nuk trillon me gjuhë,
që nuk i bën keq shokut të vet
e tjetrin nuk e njollos,
4ai që njeriun e lig e përbuz,
por që i çmon ata që druajnë Zotin;
ai që jep fjalën dhe e mban,
edhe kur është në dëm të tij,
5ai që nuk jep para me kamatë
e nuk merr mitë kundër të pafajshmit.
Kush bën këto gjëra nuk do të trandet kurrë.

Currently Selected:

Psalmet 15: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 15