YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 36

36
1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit, shërbëtorit të Zotit.
2Mëkati i flet të paudhit thellë në zemër#36.2 ose: Mëkati i të paudhit i thotë zemrës sime,
në sytë e tij nuk ka drojë Perëndie.
3Se ai e mashtron veten sy për sy,
që paudhësinë e vet mos ta shohë e mos ta urrejë.
4Fjalët e gojës së tij janë paudhësi e dinakëri,
nuk sillet me urti e nuk bën të mirën.
5Paudhësinë mendon në shtratin e tij,
ndjek udhën që s'është e mirë,
të keqen nuk e përbuz.
6O Zot, mirësia jote rrok qiellin,
besnikëria jote prek retë.
7Drejtësia jote është si malet e larta,
gjykimet e tua si humnera e thellë.
Njerëz e kafshë, o Zot, ti i shpëton.
8Sa e çmuar është mirësia jote, o Perëndi!
Nën hijen e krahëve të tu njerëzit gjejnë strehë.
9Ngihen me begatinë e shtëpisë sate,
në përroin e ëndjeve të tua shuajnë etjen.
10Se pranë teje është burimi i jetës,
në dritën tënde shohim dritën.
11Shtrije mirësinë tënde mbi ata që të njohin
dhe drejtësinë tënde mbi zemërdrejtët.
12Mos më shkeltë këmba e kryelartit,
dora e të paudhit mos më dëboftë.
13Ja tek ranë ata që bëjnë paudhësi,
u plandosën e më nuk ngrihen dot.

Currently Selected:

Psalmet 36: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 36