YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 58

58
1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Himn i Davidit.
2A flisni vërtet me drejtësi, o të fuqishëm?
A i gjykoni drejt bijtë e njerëzve?
3Ja, në zemër ju bluani padrejtësi,
duart tuaja gatisin dhunë mbi tokë.
4Të paudhët dalin nga udha që në ngjizje,
gënjeshtarët mashtrojnë që në bark të nënës.
5Helmi i tyre është si helmi i gjarprit,
janë si nepërka e shurdhët, që mbyll veshët,
6për të mos e dëgjuar zërin e shortarit,
të atij që magjeps me mjeshtëri.
7O Perëndi, thyejua dhëmballët në gojë,
o Zot, copëtojua dhëmbët luanëve!
8U derdhshin si ujërat që rrjedhin!
Kur të marrin shenjë,
shigjetat e tyre u dërrmofshin#58.8 të tjerë: le të thahen si bari që shkelet.
9U bëfshin si kërmilli që tretet e shkon,
si i dështuari prej gruas, diellin mos e pafshin.
10Para se enët tuaja të ndiejnë flakën e ferrishtave,
i përpiftë vorbulla, të njoma e të thata.
11Do të gëzojë i drejti, kur të shohë hakmarrjen,
këmbët do t'i lajë në gjakun e të paudhëve.
12E njerëzia do të thonë:
«Paska vërtet shpërblim për të drejtin!
Paska Perëndi, që gjykon mbi tokë».

Currently Selected:

Psalmet 58: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 58