YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 79

79
1Psalm i Asafit.
Trashëgiminë tënde e kanë pushtuar kombet, o Perëndi,
tempullin tënd të shenjtë e kanë përdhosur,
Jerusalemin në gërmadhë e kanë kthyer.
2Kufomat e shërbëtorëve të tu
ua dhanë për ushqim shpendëve të qiellit,
mishin e besnikëve të tu egërsirave të tokës.
3Gjakun e tyre e derdhën si ujë përreth Jerusalemit
e nuk kishte kush t'i varroste.
4Jemi bërë tallje për fqinjët tanë,
përqeshje e lojë për ata që na rrethojnë.
5Deri kur, o Zot? Përjetë do të jesh i zemëruar?
A do të ndizet si zjarr furia jote?
6Derdhe zemërimin tënd mbi kombe që s'të njohin,
mbi mbretëri që nuk thërrasin emrin tënd.
7Se e kanë gllabëruar Jakobin,
banesën e tij e kanë shkretuar.
8Mos na i kujto paudhësitë e së shkuarës,
por ardhtë sa më shpejt mëshira jote,
se kemi rënë shumë poshtë.
9Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit tonë,
për lavdinë e emrit tënd,
na çliro e na i fal mëkatet,
për hir të emrit tënd.
10Përse të thonë kombet:
«Ku është Perëndia i tyre?».
Le ta marrin, pra, vesh kombet
e ne me sytë tanë le ta shohim,
hakmarrjen për gjakun e derdhur
të shërbëtorëve të tu.
11Ardhtë para teje gjëma e të robëruarve,
me fuqinë e krahut tënd
shpëto të dënuarit me vdekje.
12Shpërblejua shtatëfish fqinjëve tanë mbi kurriz
poshtërimin që të bënë ty, o Zot.
13E ne populli yt, delet e kullotës sate,
do të të përlëvdojmë në amshim
e brez pas brezi do të shpallim lavdinë tënde.

Currently Selected:

Psalmet 79: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 79