YouVersion Logo
Search Icon

MATTHEUT Krej 1.

Krej 1.
1Vivli e gjeneallogjisë Jisu-Krishtit, të birit Dhavidhit, të birit Avraamit.
2Avraamit i lindi Isaaku; edhe Isaakut i lindi Jakovi; edhe Jakovit i lindi Judha edhe të vëllezërit’ e ati;
3Edhe Judhës’ i lindi Faresi edhe Zaraj nga Thamara; edhe Faresit i lindi Esromi; edhe Esromit i lindi Arami;
4Edhe Aramit i lindi Aminavadhi; edhe Aminavadhit i lindi Naassoni;
5Edhe Naasonit i lindi Sallmoni; edhe Sallmonit i lindi Voozi nga Rahava, edhe Voozit i lindi Ovidhi nga Rutha;
6Edhe Ovidhit i lindi Jesseu; edhe Jesseut i lindi Dhavidhi mbëreti.
Edhe Dhavidhit mbëretit i lindi Sollomoni nga gruaja e Uriut;
7Edhe Sollomonit i lindi Rovoami; edhe Rovoamit i lindi Aviaj; edhe Aviajt i lindi Asaj;
8Edhe Asajt i lindi Josafati; edhe Josafatit i lindi Jorami; edhe Joramit i lindi Ozia;
9Edhe Ozisë i lindi Joathami; edhe Joathamit i lindi Ahazi; edhe Ahazit i lindi Ezekia;
10edhe Ezekisë i lindi Manassiu; edhe Manassiut i lindi Amoni; edhe Amonit i lindi Josia;
11Edhe Josisë i lindi Jehonia edhe të vëllezërit’ e ti, mbë të shpërngulurit të Vavyllonësë.
12Edhe pas të shpërngulurit Vavyllonësë, Jehonisë i lindi Sallathieli; edhe Sallathielit i lindi Zorovaveli;
13Edhe Zorovavelit i lindi Aviudhi; edhe Aviudhit i lindi Eliakejmi; edhe Eliakejmit i lindi Azori;
14Edhe Azorit i lindi Sadhuku; edhe Sadhukut i lindi Ahejmi;
15Edhe Ahejmit i lindi Eliudhi; edhe Eliudhit i lindi Eleazari; edhe Eleazarit i lindi Matthani;
16Edhe Matthanit i lindi Jakovi; edhe Jakovit i lindi Josifi burr’ i Marisë, që nga ajo lindi Jisui që thuhetë Krisht.
17Gjithë brezatë pra që nga Avraami gjer mbë ditë të Dhavidhit, janë katër-mbë-dhietë
breza; edhe që nga Dhavidhi e gjer mbë të shpërngulurit të Vavyllonësë janë
katër-mbë-dhietë breza; edhe që nga të shpërngulurit’ e Vavyllonësë e gjer mbë ditë
të Krishtit janë katër-mbë-dhietë breza.
18Edhe të lindurit’ e Jisu-Krishtit kështu ka qënë; passi u mbëlua e ëma e ati Maria me
Josifënë, përpara se të bashkoneshinë, u gjënt me barrë nga Frym’e Shënjtëruarë.
19Edhe Josifi, burr’ i asaj, tuke qënë i drejtë, e tuke mos dashurë t’i nxjerrë asaj zërin e
lik, desh ta lëshonjë fshehurazi.
20Po ay kur ishte tuke menduarë këto punë, ja ëngjëll’ i Zotit tek iu duk nd’ëndërrë, e i tha: Josif, i bir’ i Dhavidhit, mos u frikëso të marrç përanë vetëhesë gruanë tënde Mariamënë; sepse të mbarsuritë që u bë tek ajo është nga Frym’e Shënjtëruarë;
21Edhe do të piellë bir, edhe do t’ia quanjç emërinë Jisu; sepse ay do të shpëtonjë llauzin’ e ti nga fajet’ e atyre.
22(Edhe gjithë këjo u bë, që të mbushetë ç’është thënë nga Zoti me anë të profitit,
23Që thotë. “Ja vërgjëresha te do të mbarsetë, edhe do të piellë bir, edhe do t’ia qjuanjën’ emërin’Emanuill”, që ajo këthyerë do me thënë Perëndia bashkë me ne).
24Edhe Josifi si u squa nga gjumi, bëri sikundrë e urdhëroj ëngjëll’ i Zotit, edhe mori përanë vetëhesë gruan’ e ti.
25Edhe nuk’e njohu atë, gjersa polli të birin’ e saj të parëlindurinë; edhe ia quajti emërinë Jisu.

Currently Selected:

MATTHEUT Krej 1.: DERKK79

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in