MATTHEUT Krej 2.
Krej 2.
1Edhe Jisuj si lindi ndë Vithleemë të Judhesë, ndë dit të mbëretit Irodhit, ja ca magjishtarë nga të lindurit’ e diellit erthnë ndë Jerusalim, e thoshinë:
2Ku është mbëret’ i Judhenjvet që ka lindurë? Sepse pam’ yllin’ e ati ndë të lindurit diellit, e erdhëm t’i falemi.
3Edhe mbëreti Irodhi kur dëgjoj, u droth edhe gjithë Jerusalimi bashkë me atë.
4Edhe si mbëlodhi gjithë krye-priftërit’ edhe shkronjësit’ e gjëndëjesë, pyeste të marrë vesh prej atyre, ku lint Krishti.
5Edhe ata i thanë ati: Ndë Vithleemë të Judhesë, sepse kështu është shkruarë nga an’ e profitit:
6“Edhe ti Vithleemë, dheu i Judhesë, nukë je fare e vogëlë ndër zotërinjt të Judhesë; sepse prej teje do të dalë një i parë, i cili do të kullosnjë llauzinë tim Israilnë”.
7Atëhere Irodhi thirri fshehurazi magjishtarëtë, e mori vesh mirë nga ata kohën’ e yllit që ishte dukurë; edhe si i dërgoi ata ndë Vithleemë, tha:
8Shkoni e vëshgoni mirë për dialënë; edhe si ta gjeni, m’ epni zë, që të vinj edhe un’ e t’i falem ati.
9Edhe ata si dëgjuanë mbëretinë vanë; edhe ja ylli që panë ndë të lindurit diellit te shkonte përpara atyre, gjersa erdhi e qëndroj sipër tek ishte diali.
10Edhe ata kur panë yllinë, u gëzuanë me gëzim të math fort.
11Edhe si erthnë ndë shtëpit, gjetnë dialënë bashkë me t’ëmën’ e ti Marinë, edhe ranë mbë dhe e iu falnë ati, edhe si hapnë thesarët’ e tyre, i prunë ati dhurëti, ar’ e kënem e smyrnë.
12Edhe si iu dëftye atyre nga Perëndia nd’ ëndërrë të mos këthenënë tek Irodhi, iknë e vanë nga një tiatër’ udhë ndë vënt të tyre.
13Edhe passi iknë ata, ja një ëngjëll’ i Zotit tek i duketë nd’ ëndërrë Josifit, tuke thënë: Ngreu e merr me vetëhe dialën’ edhe t’ëmën’ e ati, edhe ik ndë Misirë; edhe rri atie gjer kur të të them tyj; sepse Irodhi do të kërkonjë dialënë që ta prishnjë.
14Edhe ay u ngrit e mori me vetëhe dialën’ edhe t’ëmën’ e ati natënë, edhe iku ndë Misirë.
15Edhe ndenji atie gjer mbë vdekëjet të Irodhit; që të mbushetë ç’është thënë nga Zoti me anë të profitit, që thotë: “Nga Misiri thirra tem bir.”
16Atëhere Irodhi, kur pa se u gënjye nga Magjishtarëtë, u zemërua fort, edhe dërgoj e vrau gjithë dielmtë që ishinë ndë Vithleemë, e ndëpër gjithë sinoret’ e asaj, që mbë dy vieç e poshtë, pas kohësë që mori vesh mirë nga magjishtarëtë.
17Atëhere u mbush ç’është thënë nga profiti Jeremi, që thotë:
18“Zë u dëgjua ndë Rama, vajë e të qjarë e gjëmë shumë; Rahilla qjante dielmt’ e saj, edhe nukë donte të ngushullonej. sepse nukë janë.”
19Edhe Irodhi si vdiq, ja ëngjëll’ i Zotit tek i duketë nd’ ëndërrë Josifit ndë Misirë, e i thotë:
20Ngreu e merr me vetëhe dialën’ edhe t’ëmën’ e ati, edhe ecë ndë dhe të Israilit; sepse ata që kërkoninë jetën’ e dialit kanë vdekurë.
21Edhe ay u ngrit e mori me vetëhe dialën’ edhe t’ëmën’ e ati, edhe erdhi ndë dhe të Israilit.
22Po kur dëgjoj, se Arqellau mbëretëron ndë Judhet ndë vënt të Irodhit t’et, pat frikë të vejë atie; edhe si iu dëftye ati nga Perëndia nd’ ëndërrë, iku nd’ anët të Galilesë.
23Edhe erdhi e nguli ndë një qytet që thuhetë Nazaret; që të mbushetë ç’është thënë nga profitëritë, se Nazoreas do të qjuhetë.
Currently Selected:
MATTHEUT Krej 2.: DERKK79
Highlight
Share
Copy

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Interconfessional Bible Society of Albania.

: