YouVersion Logo
Search Icon

Fjalët e urta 9

9
1Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.
2Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj.
3Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret:
4"Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë:
5"Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier.
6Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes".
7Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara.
8Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.
9Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij.
10Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia.
11Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete.
12Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t'i kesh vetëm ti.
13Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë.
14Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit,
15për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:
16"Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:
17"Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme".
18Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.

Currently Selected:

Fjalët e urta 9: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in