YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 136

136
1Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.
2Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
3Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
4atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
5atë që ka bërë qiejt me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
6atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
7atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
8diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
9hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
10Ai që goditi egjiptasit në të parëlindurit e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
11dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
12me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
13Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
14dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
15por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
16Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
17atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
18dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;
19Sihonin, mbretin e amorenjve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
20dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
21Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
22në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
23Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
24dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
25Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
26Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

Currently Selected:

Psalmet 136: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 136