YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 29

29
1I jepni Zotit, o bij të të fuqishmëve, i jepni Zotit lavdi dhe forcë.
2I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij.
3Zëri i Zotit është mbi ujërat; Perëndia i lavdisë gjëmon; Zoti është mbi ujërat e mëdha.
4Zëri i Zotit është i fuqishëm, zëri i Zotit është i madhërishëm.
5Zëri i Zotit thyen cedrat; po, Zoti thyen cedrat e Libanit;
6i bën të hidhen si një viç, Libanin dhe Sirionin, si një buall i ri.
7Zëri i Zotit çan flakët e zjarrit.
8Zëri i Zotit e bën shkretëtirën të dridhet; Zoti bën që të dridhet shkretëtira e Kadeshit.
9Zëri i Zotit bën që të lindin sutat dhe i lë pyjet pa gjethe; dhe në tempullin e tij çdo gjë thotë: "Lavdi!".
10Zoti rrinte ulur në fron përmbi përmbytjen; po, Zoti rri ulur si mbret në përjetësi.
11Zoti do t'i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe.

Currently Selected:

Psalmet 29: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 29