YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 34

34
1Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time.
2Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen.
3Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij.
4Unë e kërkova Zotin, dhe ai m'u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia.
5Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan.
6Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij.
7Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron.
8Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.
9Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij.
10Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë.
11Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t'ju mësoj frikën e Zotit.
12Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën?
13Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra.
14Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje.
15Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre.
16Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga faqja e dheut.
17Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre.
18Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.
19Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha.
20Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet.
21Ligësia do të vrasë të keqin, dhe ata që urrejnë të drejtin do të shkatërrohen.
22Zoti shpengon jetën e shërbëtorëve të tij, dhe asnjë nga ata që gjejnë strehë tek ai nuk do të shkatërrohet.

Currently Selected:

Psalmet 34: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 34