YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 46

46
1Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.
2Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit,
3dhe ujërat e tij të tërbohen dhe të shkumojnë, dhe malet të dridhen në fryrjen e tij. (Sela)
4Është një lumë brigjet e të cilit mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon shumë i Larti.
5Perëndia është në mes të tij, ai nuk do të luajë nga vendi; Perëndia do ta ndihmojë në dritat e para të mëngjesit.
6Kombet do të ziejnë, mbretëritë do të tronditen; ai dërgoi jashtë zërin e tij, toka u shkri.
7Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)
8Ejani dhe admironi veprat e Zotit, që ka bërë mrekulli mbi tokë.
9Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjarr.
10Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë.
11Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

Currently Selected:

Psalmet 46: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 46