YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 48

48
1I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.
2I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.
3Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.
4Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkërisht,
5por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.
6Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,
7në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.
8Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.
9Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.
10Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.
11Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.
12I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,
13këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t'ia tregoni brezave që do të vijnë.
14Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.

Currently Selected:

Psalmet 48: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 48