YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 96

96
1Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës!
2Këndojini Zotit, bekoni emrin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij.
3Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mrekullitë e tij midis tërë popujve.
4Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera.
5Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejt.
6Shkëlqimi dhe madhështia janë para tij, forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij.
7Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.
8Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij.
9Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës.
10U thoni gjithë kombeve: "Zoti mbretëron; bota është vendosur mirë dhe nuk do të luajë nga vendi; ai do t'i gjykojë popujt me drejtësi".
11Le të gëzohen qiejt dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjendet në të.
12Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjendet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit,
13sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij.

Currently Selected:

Psalmet 96: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 96