13
1Edhe Avrami u ngjit nga Egjyptëria, ay edhe gruaja e ati, edhe gjithë sa kishte, edhe Lloti bashkë me atë, mbanë të mesditësë. 2Edhe Avrami ishte fort i pasurë me bagëti, (e) me argjënt, e me ar. 3Edhe vate tuke bër’ udhë nga an’ e mesditësë gjer ndë Vethillë, gjer nd’(atë) vënt ku qe tenda e ati përpara, ndërmes të Vethillësë e Gaisë, 4ndë vënt të theroresë që pat bër’ atie herën’ e parë, edhe Avrami thirri atie emërin’ e Zotit.
5Po edhe Lloti që ecënte bashkë me Avramnë, kishte dhen, e qe, e tenda. 6Edhe nuk’ i nxinte ata dheu që të rrijnë bashkë, sepse ata kishinë shumë gjë, edhe s’munt të rrijnë bashkë. 7Edhe gjajti një qartë ndërmes të barivet bagëtivet Avramit, edhe (ndërmes) të barivet bagëtivet Llotit, edhe Hanaanitët’ e Ferezitëtë rrijnë atëhere nd’atë dhe.
8Edhe Avrami i tha Llotit: Të lutem, le të mos jetë qartë ndërmest meje e teje, e ndërmes të barivet mi e barivet tu, sepse neve (jemi) burra vëllezër, 9a nuk’ është gjithë dheu përpara teje? Ndahu pra prej meje, ndë (vafsh ti) nga an’ e mëngjërë, unë vete nga an’ e diathtë, edhe ndë (vafsh ti) nga an’ e diathtë, unë (vete) nga an’ e mëngjërë.
10Edhe Lloti ngriti syt’ e ti, e pa gjithë fushën’ e Jordhanit, se ujitej gjithë, përpara se të prishte Zoti Sodhomat’ e Gomorratë, posi kopështi i Zotit, posi dheu i Egjyptërisë, gjersa të vinjë ndonjë ndë Sigor. 11Edhe Lloti zgjodhi për vetëhen’ e ti gjithë fushën’ e Jordhanit, edhe Lloti u ngre e vate nga të lindurit’ e diellit, edhe u ndanë njëri nga jatri.
12Avrami ndenji ndë dhe të Hanaanit, edhe Lloti ndenji ndërmes të qytetevet fushësë, edhe nguli tendatë ndë Sodhomat.
13Edhe njerëzit’ e Sodhomavet (ishinë) fort të këqij, edhe fajtorë përpara Zotit.
14Edhe Zoti i tha Avramit, passi u nda Lloti prej ati: Ngre syt’ e tu tashi, edhe shih nga vëndi ku je, mb’anë të borësë e të mesditës’ e të lindurit e të perënduarit diellit, 15sepse gjith’ atë dhe që sheh, ty t’e kam për të dhënë, edhe farësë sate për gjithë jetënë; 16edhe do të bënj farënë tënde posi rërën’ e dheut, kaqë sa ndë munttë ndonjë të numëronjë rërën’ e dheut, do të numëronet’ edhe fara jote, 17ngreu e ecë ndëpër dhet për së gjati e për së gjëri, sepse kam për t’e dhënë ty.
18Edhe Avrami shkuli tendënë, edhe erdhi e nguli afërë lisavet Mamvrisë, të cilëtë (janë) ndë Hevron, edhe i ndërtoi atie (një) therore Zotit.