MATTHEUT Krej 9.
Krej 9.
1Edhe ay si hyri ndë lundrët u hoth përtej, e erdhi ndë qytet të ti.
2Edhe ja tek i prunë një ulok dergjurë mbi shtrat; edhe Jisuj si pa besën’ e atyre, i tha ulogut: “Merr zemërë, o bir; të janë falurë fajet’ e tua”.
3Edhe ja ca nga shkronjësitë te thanë me vetëhen’e tyre,se Kyj po vllasfimis.
4Edhe Jisuj si pa mendimet’ e atyre, tha: “Përse mendohi ju punëra të liga ndër zemërat tuaja?
5Sepse ç’është më kollaj të them: T’u falnë fajet’e tua, apo të them: Ngreu e ecë?
6Po që ta dini se i bir’i njeriut ka pushtet mbi dhet të falë faje, (atëhere i thot’ ulogut) Ngreu e merr mbë krahë shtratinë tënt, edhe ecë ndë shtëpit tënde.”
7Edhe ay u ngrit e vate ndë shtëpi të ti.
8Edhe gjëndëja, kur panë, u çuditnë, edhe lavduanë Perëndinë, që u dha njerëzet të tillë pushtet.
9Edhe tuke shkuarë Jisuj andej, pa një njeri që thuhej Matthe, tuke ndenjurë ndë kumerq; edhe i thotë: “Eja pas meje”. Edhe ay u ngrit e i vate pas.
10Edhe kur po rrinte ndë mësallë ndë shtëpi, ja tek erthnë shumë kumerqarë e fajtorë, edhe rrininë bashkë me Jisunë edhe me nxënësit’e ati.
11Edhe Farisenjtë kur panë, u thanë nxënësëvet ati: Përse mësonjësi juaj ha bashkë me kumerqarë e me fajtorë?
12Po Jisuj kur dëgjoj u tha atyre: “Ata që janë të shëndoshë s’kanë nevojë për miekës, po ata që kanë keq.
13Edhe shkoni e nxëni ç’është: “Dua përdëllim, e jo kurban”, sepse s’kam ardhurë të thërres të drejtë ndë pendim, po fajtorë”.
14Atëherë vinjënë tek ay nxënësit’ e Joannit, e i thonë: Përse na edhe Farisenjt’ agjërojmë shumë, po nxënësit’ e tu nuk agjëronjënë?
15Edhe Jisuj u tha atyre: “Sos munt të mbanjënë zi dielmt’ e shtëpisë dhëndërrit gjersa të jetë dhëndërri bashkë me ata, po do të vinjënë dit, kur të hiqetë dhëndërri nga ata, edhe atëhere do t’agjëronjënë.
16Edhe asndonjë nukë vë arnë pëlhure të re mbi rrobë të vietërë, sepse heq të mbushurit’ e asaj nga rrobeja, edhe të grisuritë bënetë më të keq.
17Edhe as nukë vënë verë të re ndë kacekë të vietërë, sepse ndë vënçinë, kacekëtë çirrenë, edhe vera derdhetë, edhe kacekëtë humbasënë, po vënë verë të re ndë kacekë të rij, edhe kështu ruhenë të dyja.”
18Te po u fliste ay atyre këto, ja tek erdhi një i parë, edhe i falej ati, tuke thënë, se: Ime bijë vdiq ndashti, po eja e vërë dorënë tënde mbi atë, edhe do të rronjë.
19Edhe Jisuj u ngrit e vate prapa ati, bashkë me nxënësit’ e ati.
20Edhe ja një grua që i rrithte gjak nga vetëheja dy-mbë-dhietë viet, u afrua prapa, e preku cepin‘ e rrobës’ati.
21Sepse thoshte me vetëhen’ e saj, se: Vetëmë ndë prekça rrobën’e ati, do të shëronem.
22Edhe Jisuj kur u këthye, e pa atë, tha: “Kij zemërë, o bijë; besa jote të shpëtoj”. Edhe gruaja shpëtoj që mb’atë herë.
23Edhe Jisuj passi erdhi ndë shtëpit të parit, edhe pa ata që u bininë fyejet edhe gjëndëjenë tuke bërë gjëmë, u thot’atyre:
24“Ikëni, sepse vashëza s’ka vdekurë, po po flë.”
25Po ata e përqeshnin’ atë. Edhe gjëndëja si duall jashtë, hyri edhe e zuri për dore; edhe vashëza u ngrit.
26Edhe kyj zë dolli ndëpër gjith’ atë dhe.
27Edhe Jisuj tuke ikur’ andej, i vanë prapa dy të verburë, tuke klithur’e tuke thënë: Përdëlle-na, o bir’ i Dhavidhit.
28Edhe ay kur erdhi ndë shtëpit, i erthnë përan’ ati të verburitë, edhe Jisuj u thot’atyre: “Mbesoni se munt ta bënj këtë unë?” Ata i thon’ati: Po, Zot.
29Atëhere preku syt’ e atyreve, tuke thënë: “Pas besësë tuaj u bëftë mbë ju.”
30Edhe u hapnë syt’e atyreve. Edhe Jisuj i porositi ata shtrënguarshim, tuke thënë: “Shikoni mos ta marrë vesh njeri këtë.”
31Po ata posa duallnë dhanë zë për atë ndëpër gjith’atë dhe.
32Edhe ata kur po dilninë, ja tek i prun’ ati një njeri shurth të diallosurë.
33Edhe dialli si u nxuar, foli shurdhi; edhe gjëndeja u çuditnë, tuke thënë, se: Kurrë ndonjëherë nuk’ është parë kështu ndë Israil.
34Po Farisenjtë thoshinë, se: Me anë të parit diajvet nxier diajtë.
35Edhe Jisuj shkonte përqark gjithë qyteteve e kryefshatëravet, tuke mësuarë ndëpër sinagogjit t’atyre, edhe tuke leçiturë ungjillin’e mbëretërisë, edhe tuke shëruarë çdo sëmundë e çdo lëngatë ndë gjëndëjet.
36Edhe kur pa gjëndëjenë, iu dhëmp për ata, sepse ishinë lodhur’ e përndarë posi dhëntë që s’kanë bari.
37Atëhere u thotë nxënësëvet ti: “Të korrët’ është shumë, po punëtorëtë janë të pakë. Lutuni pra të zotit të korrit, që të nxierrë punëtorë për të korrët të ti.”
اکنون انتخاب شده:
MATTHEUT Krej 9.: DERKK79
هایلایت
به اشتراک گذاشتن
کپی

می خواهید نکات برجسته خود را در همه دستگاه های خود ذخیره کنید؟ برای ورودثبت نام کنید یا اگر ثبت نام کرده اید وارد شوید
Interconfessional Bible Society of Albania.

: