Lluka 21
21
Krie e njëzetenjëtë
1E si ngrijti sitë e vijte re, pa të pasuritë që vijnë dhurëtit’ e ture ndë kuti t’eleimosinit.
2E pa edhe një grua të ve të varfërë, që vuri atje di asprë.
3E tha: Vërtet u thom juvet, që këjo e veja e varfërë vuri më shumë se gjithë.
4Se gjithë këta vunë ndë dhurëti të Perndisë nga ajo që u tepëron ature; e këjo nga të papaturit e saj vuri gjith’ atë gjë që kish.
5E kur thoshnë ca për Iero (qishë) se është dërtuarë me gurë të mira, e stolisurë me dhurëtira, u përgjegj:
6Këto që shihni juvet, do të vijënë dit, që do të mos mbetetë gur mbi gur, që të mos bënetë thrime.
7E e pietn’ atë, e i thanë: Dhaskal, kur adha do të bënenë këto? Edhe cili është nishani kur t’afërojënë të bënenë këto?
8Edhe ai u tha: Kini kujdes të mos gënjeneni, se shumë do të vijënë ndë ëmër tim e të thonë, se jam unë. E koha u afërua. Mos viji dha pas ature.
9E pa kur të digjoni luftëra e qartëra, mos u trëmbni, sepse këto do të bënenë protoparë, po nuk’ është menjëherë sosëja.
10Atëherë u thosh ature: Do të ngrihetë një fili kondrë tjatërësë fili, e një mbretëri kondrë tjatërësë mbretëri.
11E do të jenë tërmete të mëdha ndë shumë vënde, e uje, e murtajëra, e nishane të frikuara ndër Qiell, e çudira të mëdha.
12E përpara gjithë këturevet, do të vënë mbë juvet duart’ e ture, e do t’u ndjekënë, e do t’u shpienë ndë sinagoje, e ndë hapsana, e t’u zbranisjënë ndë mbretër, e ndë të parë për ëmër tim.
13E këjo do të vijë për martiri tuaj.
14Viri dha qëndrim ndë zëmëra tuaj, të mos silloisni më përpara se ç’do të përgjegjeni.
15Sepse unë do t’u ap juvet gojë edhe sofi, që mb’atë do të mos mundjënë të rrinë kondrë, e të përgjegjenë armiqtë tuaj.
16E do të prodhoseni edhe nga baballarëtë tuaj, edhe nga vëllazëritë, edhe nga gjëria, edhe nga miqtë; e ca nga juvet do t’u vrasënë.
17E do të jeni të mçuarë nga gjithë bota për ëmër tim.
18Ma një qime nga krietë tuaj, do të mos humbasë.
19E me ipomoninë tuaj, do të fitoni Shpirtetë tuaj.
20E kur të shihni pa Ierusalimnë pështjellturë nga asqerëtë, atëherë kupëtoni se ësht’ afër të shkretuarit’ e saj.
21Ahiere ata që gjëndenë ndë Iudheë, le të ikëjënë ndë male, e ata që janë brënda mbë të, le të hiqenë mbënjanë; e ata që gjëndenë ndë fshatëra, le të mos hijënë mbë të.
22Se këto janë ditë e t’ekdhiqisurit, që të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë.
23E ve mb’ato gra që janë me barrë, e mb’ato që kanë djelm mbë sisë mb’ato dit, sepse do të jetë shtrëngim i madh mbi dhe, edhe urgji mbë këtë llao.
24E do të vdesënë me thikë, e do të skllavosenë ndë gjithë filira; e Ierusalimi do të shkeletë nga të tjera fili, ngjera sa të sosenë mote(t’) e këture filivet.
25E do të jenë nishane ndë Diell, e ndë Hënëzë, e ndë ulle; e ndë dhe gjithë filitë mbë të dredhurë nga frika që bën prej gjëmimit së detit e prej thëllimit.
26Të vdesënë njerëzitë nga frika, e nga ato që presënë të vijënë ndë gjithë dinia, sepse do të tundenë fuqit’ e Qiellvet.
27E ahiere do të shohënë të bir e njeriut të vijë mbi një re me shumë fuqi e me nder.
28E kur të nisjënë këto punëra të bënenë, vështroni lart e ngrini krietë tuaj, sepse shpëtimi juaj ësht’ afër.
29E u tha ature një paravoli: Vështroni fiknë edhe gjithë lisatë.
30Kur krejënë bubuqetë, shihni vetiut e kupëtoni që është afër të korrëtë.
31Kështu edhe juvet kur të shihni këto që të bënenë, digjoni se afër është mbretëria e Perndisë.
32Me të vërteta u thom juvet, që do të mos shkojë kij brez, ngjera sa të bënenë gjithë.
33Qielli edhe dheu do të shkojënë, e fjalët’ e mia do të mos shkojënë.
34Rriji zgjuarë mbë vetëhe tuaj, të mos u rëndonenë zëmëratë tuaj mbë të pirë, e mbë të dejturë, e mbë silloi të kësaj jetet, e ju vijë sipër mbi ju me ksafni ajo ditë.
35Sepse do të vijë posi lak që do të bjerë mbi gjith’ ata që rrinë mbi faqe të gjithë dheut.
36Rriji adha zgjuarë mbë çdo kohë tuke luturë që të bëhi të zotë për t’ikurë gjithë këto që janë për të bënë, e të rriji përpara birit së njeriut.
37E kur ishte ditë, rrijte Iisui e dhidhaks ndë Iero; e natënë dil e bënte të ndënjuritë ndë mal që quhej i Ullinjet.
38E gjithë llaoi vij që mëngjes tek ai ndë Iero, ta digjoijn’ atë.
Attualmente Selezionati:
Lluka 21: ALTMK27
Evidenziazioni
Condividi
Copia
Vuoi avere le tue evidenziazioni salvate su tutti i tuoi dispositivi?Iscriviti o accedi
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.