Bëratë 5
5
Krie e pesëtë
1E një njeri që quhej Anania me gruan’ e tij Sapfirënë shiti një arë.
2E ndau ca asprë nga të çmuaritë me të dijturë edhe të gruasë tij; e pru një copë gjë, e e vuri ndë këmbë t’apostojet.
3E i tha Petrua: Anania, pse të mbushi zëmërënë tënde satanai të gënjeç Shënjtinë Shpirt e të mbaç nga të çmuarit’ e arësë?
4Nuk’ ësht’ e vërtetë, që e pashiturë otea qe, edhe e shiturë nd’urdhër tënd qe? Përse vure ndë zëmërë tënde këtë punë? Nukë gënjeve njerëz, po Perndinë.
5E tek digjon Anania këto fjalë, ra mbë dhe e i duall shpirti. E hiri frik’ e madhe mbë gjith’ ata që digjuanë këto.
6E si u ngrenë të ritë e muarë e e krienë jashtë atë, e e kallë ndë varr.
7E kishnë shkuarë ngjera tre sahat kur edhe gruaja e tij arriu atje, pa dijturë atë që u bë.
8E i thot’ asaj Petrua: Thuajmë mua ndë e shitë ju për kaqë gjë arënë? Edhe ajo i tha: Vërtet, për kaqë.
9Edhe Petrua i thot’ asaj: Për çfarë punë bëtë kuvënd juvet, të piraksni Shpirtin’ e Zotit? Ja tek janë mbë portë këmbët’ e ature që kallë ndë varr burrënë tënd, e do të të nxjerënë edhe tij jashtë.
10E atë çast ra përpara këmbëvet së tij e i dolli Shpirti. E si hinë brënda të ritë, e gjen’ atë vdekurë, e si e krienë jashtë, e kallë mbanë burrit së saj.
11E u bë frik’ e madhe mbë gjithë Qishë, e mbë gjith’ ata që digjuanë këto.
12E bënishnë shumë nishane e çudira me duar t’apostojet ndë llao (e ishnë gjithë bashkë me një zëmërë ndë kamare të Sollomoit.
13E ndonjë nga të tjerëtë nukë guxon t’u afëronej ature; po i nderon ata llaoi shumë.
14E sa vij po shtonej turm’ e burravet e e gravet që besuanë mbë Zotnë).
15Ngjera mbë kaqë që të nxirë jashtë ndë rrugëra të sëmurëtë e t’i vijnë mbë stromëra e mbë shtrate, që të zij ndonjë nga ata heja e Petrosë kur shkon.
16E mbëjidhishnë edhe turma e qutetevet që ishnë rrotullë Ierusalimit, e bijnë të sëmurë e të guciturë nga shpirtërat’ e pëgëra. E ata shëronishnë gjithë.
17E si u ngre i pari i priftëret edhe gjith’ata që qenë me të bashkë (që është eresi i Sadhuqejet) u mbushnë nga zilia.
18E shtinë duart’ e ture mb’Apostoj, e i vun’ ata ndë hapsanë, atë të llaoit.
19Po Ëngjëll’ i Zotit natënë hapi diert’ e hapsanësë e i nxori ata jashtë, e u tha.
20Hajdeni, e si të qëndroni ndë Iero, flitni ndë llao gjithë fjalët’ e dhidhaskalisë jetësë.
21E poqë e digjuanë, hinë që mëngjes ndë Iero e dhidhaksnë. E si erdhi i pari i priftëret, edhe ata që qenë me të bashkë, thirrë sinodh edhe gjithë pleqësinë të bijet së Israilit, e dërguanë ndë hapsanë t’i bijnë ata përpara suresh.
22E kopijtë si vanë, nuk’ i gjenë ata ndë hapsanë; e u kthienë, e u rrëfienë.
23Tuke thënë, se: Hapsanënë e gjem mbillturë me shumë siguri, edhe bekçitë që rrijnë jashtë përpara dieret; po si e hapm, nukë gjem ndonjë brënda.
24E si digju(a)në këto fjalë edhe prifti, edhe stratigoi i Ieroit, edhe të parët’ e priftëret, silloisishnë për ata, qish do të bënetë këjo punë?
25E mbi këto arriu një e u rrëfen ature, e u thotë, që: Ja njerëzitë që vutë ndë hapsanë, janë ndë Iero që rrinë, e dhidhaksjënë llaonë.
26Ahiere vate stratigoi bashkë me trima e i prun’ ata, po jo me shtrëngim (sepse trëmbishnë llaonë mos i mbuloijnë me gurë).
27E si i prun’ ata, i nxuarë përpara ndë sinodh, e i pieti ata i pari i priftëret.
28E u tha: Nuk’ u porositm na juvet që të mos dhidhaksni ndë këtë ëmër, e juvet ja që mbushtë Ierusalimnë nga dhidhahia juaj, e doi të na shtiri sipër gjakn’ e këtij njeriut?
29E u përgjegj Petrua edhe apostojtë, e thanë: Duhetë të digjojëmë më tepër Perndinë, se njerëzitë.
30Perndia e baballarëvet sanë e ngjalli Iisunë, që e vratë juvet me të mbërthierë ndë kruq.
31Këtë Perndia e madhoi e e bëri të parë e sotir me dorën’ e tij të djathëtë, për të dhënë metani ndë Israil, edhe të ndëjierë të fajevet.
32E nevet jemi martirë të këture fjalëvet, edhe Shpirti Shënjt, që dha Perndia mbë gjith’ ata që digjojënë atij.
33E ata si digjuanë këto, gërcëllijnë dhëmbëtë, e bëijnë mushavere t’i vrisnë ata.
34Po u ngre mbë këmbë ndë sinodh një Fariseo, që quhej Gamaliil, dhaskal i nomit, i nderuarë nga gjithë llaoi, e porsiti të nxjerënë një çikë jashtë Apostojtë.
35E u thot’ ature: Njerëz Israilit, vështroni mirë ç’kini për të bërë ndë këta njerëz.
36Sepse përpara këture ditet u ngre Thevdhai, e thosh vetëhenë se çoç është, me atë u bashkua një nemur ngjera katërqind njerëz. U vra ai, edhe gjith’ ata që i besuanë atij u përhapnë, e s’mbeti ndonjë.
37E pas këtij u ngre Iudha nga Galilea ndë dit kur shkruaijnë ëmëretë, e hoqi pas vetiut shumë llao. Edhe ai humbi, edhe ata që ju bënë shokë u përhapnë.
38Edhe ndashti u thom juvet: Largouni nga këta njerëz, e liri ata; sepse nd’është nga njerëz kij kshill a këjo punë, do të prishetë.
39Ma nd’është nga Perndia, nukë mundni ta prishni atë, mos ndodhetë e që bëni luftë me Perndinë.
40E e pëlqienë kuvëndn’ e tij. E si thirrë apostojtë, i rrahnë e i porsitnë që të mos flasënë më mbë ëmër të Iisuit, e i lëshuan’ ata.
41E këta ikëjnë nga faqea e sinodhit tuke gëzuarë, sepse u bënë të zotë që të ksenderonenë për ëmër të Iisuit.
42E nukë pëshoijnë të dhidhaksnë e të vangjelisnë ngadita ndë Iero edhe mbë shtëpira Iisu Hristonë.
सध्या निवडलेले:
Bëratë 5: ALTMK27
ठळक
सामायिक करा
कॉपी करा
तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.