Ioanni 16
16
Krie e gjashtëmbëdhjetëtë
1Këto u thaçë juvet që të mos skandhaliseni.
2Do t’u nxjerënë juvet nga Sinagojetë, po edhe do të vijë kohë, që kush t’u vrasë juvet, të besojë që bën nder Perndisë.
3E këto do t’ua bëjënë juvet, sepse nukë njohnë babanë, as mua.
4Po këto ua thaçë juvet, që kur të vijë koha të kujtoni ato që u paçë thënë juvet; ma këto nuk’ ua thaçë juvet që përpara, sepse gjëndeshë me juvet.
5Ma ndashti vete tek ai që më dërgoi, e ndonjë nga jush nukë më piet mua: Ku vete?
6Po sepse u thaçë juvet këto punëra, u mbuloi zëmërënë tuaj helmi.
7Ma un’ u thom juvet të vërtetënë, sepse ësht’ e vëjierë mbë ju që të vete unë, se ndë mos vafça unë Paraklitoi do të mos vijë mbë ju, e ndë vafça unë, do ta dërgoj atë mbë juvet.
8E poqë të vijë ai, do të qërtojë botënë për faj, e për të drejtë, e për gjuq.
9Sa për faj, sepse nukë besojënë mbë mua.
10E për të drejtë, sepse unë vete te babai im, e nukë më shihni më.
11E për gjuq pa, sepse arhondi i kësaj diniasë u dëmëtua.
12Edhe shumë të tjera kam për të thënë juvet, po nukë mundni t’i mbai ndashti.
13Ma kur të vijë ai, Shpirti i së vërtetësë, do t’u dëftojë juvet gjithë të vërtetënë, sepse do të mos thotë nga vetiu, po do të thotë gjith’ ato që do të digjojë, e do t’u dëftojë juvet gjith’ ato që do të vijënë.
14Ai do të nderojë mua, sepse nga imea do të marrë, e do t’u dëftojë juvet.
15Gjithë sa ka babai të miatë janë, pra andaj thaçë që do të marrë nga të miatë, e do t’u dëftojë juvet.
16Për një çikëzë, e nukë më shihni, e për një çikëzë, e do të më shihni, sepse unë vete te babai.
17Thanë dha ca nga mathitit’ e tij njeri me jatërinë: Ç’është këjo që na thotë nevet: për një çikëzë e nukë më shihni, e pa për një çikëzë, e do të më shihni, e që unë vete te babai?
18Thoshnë dha: Ç’është këjo që thotë: një çikëzë? Nukë kupëtojëmë se ç’thotë.
19E njohu dha Iisui që duajnë ta pietn’ atë, e u thot’ ature: Për këtë kërkoni njeri me jatërinë, sepse u thaçë juvet: Për një çikëzë e nukë më shihni, e pa për një çikëzë, e do të më shihni?
20Vërtet, vërtet u thom juvet, që ju do të qai e do të mirolloisni, bota do të gëzonetë e juvet do të helmoneni, po helmi juaj do të kthenenë ndë gëzim.
21Gruaja kur pjell ka helm, sepse erdhi koh’ e saj; po kur të pjellë djalënë, nuk’ e kujtonetë më shtrëngimnë nga gëzimi, sepse u le njeri ndë botë.
22Edhe ju adha ndashti kini helm, ma do t’u shoh përsëri, e do t’u gëzonetë zëmëra juaj, e gëzimnë tuaj do të mos e marrë njeri nga jush.
23E mb’atë ditë do të mos më pietni mua për ndonjë punë. Vërtet, vërtet u thom juvet, që çdofarë punë që t’i kërkoni babait mbë ëmër tim, do t’ua apë juvet.
24Ngjera ndashti nukë kërkuatë ndonjë punë nd’ëmër tim. Kërkoni, e do të mirri, që të jetë gëzimi juaj plot.
25Këto u thaçë juvet me parimira, po vjen kohë që të mos u thom më juvet me parimira, po faqeza do t’u thom juvet për babanë.
26mb’atë ditë do të kërkoni mb’ëmër tim, e nuk’ u thom juvet se unë do t’i lutem babait për juvet.
27Sepse ai babai vetë u do juvet, sepse juvet deshtë mua, e besuatë që unë nga Perndia dolla.
28Dolla nga babai e arçë ndë botë; e lë përsëri botënë e vete te babai.
29I thon’ atij mathitit’ e tij: Ja ndashti faqeza na kuvëndon e ndonjë parimi nukë na thua.
30Ndashti e njohm që i di të gjitha, e nukë qe hria të të piesë njeri. Për këtë besojëmë që nga Perndia dolle.
31U përgjegj ature Iisui: Ndashti besoni?
32Ja, vjen kohë, edhe ndashti erdhi, që të përhapi gjithëkush ndë vënd të tij, e mua të më liri vetëmë, e nukë jam vetëmë, sepse babai është me mua.
33Këto u thaçë juvet, që të kini paq mbë mua. Ndë botë shtrëngim do të kini, po kíi tharos, unë e munda botënë.
सध्या निवडलेले:
Ioanni 16: ALTMK27
ठळक
सामायिक करा
कॉपी करा
तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.