Ioanni 21
21
Krie e njëzetenjëtë
1Pas këture dëftoi përsëri vetëhen’ e tij Iisui ndë mathiti të tij ndë Det të Tiveriadhësë. E e dëftoi kështu.
2Qenë gjithë bashkë Simon Petrua, edhe Thomai që quhej Dhidhimo, edhe Nathanaili, që qe nga Kanaja e Galileësë, edhe bijt’ e Zevedheosë edhe di të tjerë nga mathitejt’ e tij.
3U thot’ ature Simon Petrua: Vete të gjuaj pishq. I thon’ atij: Vijëmë edhe na me ti bashkë. Duallë e hipnë me të shpejta ndë varkë, e atë natë nukë zunë gjë fare.
4E poqë u kdhi, Iisui rrij mb’anë të detit, po mathitejtë nuk’ e njohnë që qe Iisui.
5U thot’ adha ature Iisui: Djelm, kini gjëkafshë për të ngrënë? Ju përgjegjnë atij: Jo.
6Edhe ai u tha ature: Shtiri rrjetnë mb’anë të djathëtë të varkësë, e do të gjeni. E shtinë dha, e nukë mundnë më ta hiqnë nga pishqit’ e shumë.
7E mathitiu që qe i dashurë nga Iisui, i thotë Petrosë: Zoti është. E Simon Petrua, poqë digjoi se Zoti është, vuri rasënë mbë krahë (sepse ish lakuriq) e u hodh ndë det.
8E të tjerëtë mathitej erdhë me varkë (se s’qenë larg nga dheu, po ngjera diqind kut) e hiqnë rrjetnë bashkë me pishq.
9E poqë duallë mbë dhe, shohënë gati thingjill dhezurë, e mbi ato qe vënë një pishk, edhe bukë.
10U thot’ ature Iisui: Biri nga pishqitë që zutë ndashti.
11Hipi Simon Petrua, e hoqi rrjetnë mbë dhe, plot me njëqind e pesëdhjetë e tre pishq të mëdhinj; e ndonëse qenë kaqë, nuk’ u çuar rrjeti.
12U thot’ ature Iisui: Ejani të drekëni. E nukë guxon ndonjë nga mathitejtë ta ksetaks atë: Cili je ti? Sepse e dijnë që qe Zoti.
13Qasetë dha Iisui, e merr bukënë e u ndan ature, ashtu edhe pishknë.
14Këjo ësht’ e treta herë që u dëftua Iisui ndë mathitej të tij, si u ngjall nga të vdekuritë.
15E si u dreknë, i thotë Iisui Simon Petrosë: Simon, i biri i Ionait, më do mua më tepër se këta? I thot’ atij: Me të vërteta, o Zot, ti e di që të dua ti. I thot’ atij: Kullot shtjerat’ e mia.
16I thot’ atij për së ditit: Simon, i biri i Ionait, më do mua? I thot’ atij: Me të vërteta, o Zot, ti e di që të dua ti. I thot’ atij: Kullot dhënt’ e mia.
17I thot’ atij të tretënë herë: Simon, i biri i Ionait, më do mua? U helmua Petrua, sepse i tha atij të tretënë herë: Më do mua? E i tha atij: Zot, ti i di të gjitha, ti e njeh që të dua ti. I thot’ atij Iisui: Kullot dhënt’ e mia.
18Vërtet, vërtet të thom tij, kur jeshe më i ri, e ngjeshje vetëhenë e ecëje tek doje. Ma kur të mplakeç, do të ndërç duart’ e tua e do të të ngjeshjë tjatër, e do të veç tek nukë do.
19E këtë ja tha të shënon me çfarë vdekëjë duaj të nderon Perndinë. E si tha këtë, i thot’ atij: Eja pas meje.
20E Petrua si u kthie mbë të prapë, sheh që i vin pas ai mathitiu që qe i dashurë te Iisui, ai që pat rarë mbë gjoks të tij, e i pat thënë: Zot, cili ësht’ ai që do të të paradhosjë?
21Si pa këtë Petrua, i thot’ Iisuit: Zot, për këtë ç’do të jetë?
22I thot’ atij Iisui: Ndë daça unë që të mbetetë ai ngjera sa të vij, ç’të vëjen tij? Ti eja pas meje.
23Andaj u hap këjo fjalë ndë vëllazër, se ai mathiti nukë vdes. E nukë tha Iisui se nukë vdes, po: Ndë daça që të mbetetë ai ngjera sa të vij, ç’të mbrodhurë ke ti?
24Kij është mathitiu që ep martiri për këto, e që shkroi këto. Edhe e dimë që ësht’ e vërtetë martiria e tij.
25Janë edhe të tjera punëra bërë nga Iisui, që të qe të shkruhishnë një nga një, besoj që as gjithë dheu s’mund t’i nxij kartëratë që deshnë të shkruhishnë. Vërtet.
सध्या निवडलेले:
Ioanni 21: ALTMK27
ठळक
सामायिक करा
कॉपी करा
तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.