Mattheo 15
15
Krie e pesëmbëdhjetëtë
1Atëherë vijënë te Iisui nga Ierusalimi Gramatikotë edhe Farisejtë, e i thonë:
2Pse mathitit e tua nukë mbajënë porsit’ e pleqet, se nukë lajënë duartë kur hanë bukë?
3Edhe ai u përgjegj ature, e u tha: Pse edhe ju nukë mbani porsin’ e Perndisë, për porsi tuaj?
4Sepse Perndia porsiti, e tha: Ndero babanë edhe mëmënë tënde, edhe ai që thotë të ligë babait a mëmësë, le të vdesë me vdekëjë.
5Ma ju thoi: Kush t’i thotë babait a mëmësë, dhurëti është çdo të mirë që të shohç ti nga meje, e të mos nderojë baban’ e tij, a mëmën’ e tij.
6E prishtë porsin’ e Perndisë, për porsi tuaj.
7Ipokritij (me di faqe), mirë profitepsi Isaiu për juvet, e tha:
8Kij llao afëronetë tek meje me gojë të ture, edhe më nderon me buzë, e zëmëra e ture është shumë larg nga meje.
9Edhe pa vëjierë më falenë, kur dhidhaksinë dhidhaskali porsit’ e njerëzet.
10E thirri botënë, e u tha ature: Digjoni, edhe kupëtoni.
11Nukë pëgën njerinë, ajo që hin mbë gojë, po ajo që del nga goja, ajo pëgën njerinë.
12Ahiere erdhë mathitit’ e tij e i than’ atij: E digjove se Farisejtë, si digjuanë fjalënë u skandhalisnë?
13Edhe ai u përgjegj e tha: Çdo fiti (vështë) që nuk’ e fitepsi babai i Qiellvet, do të shkuletë nga rrënjatë.
14Liri ata, se ata janë të verbërë, që dëftojënë udhënë së verbëret; e i verbëri ndë dëftoftë udhënë së verbërit, që të di do të bienë ndë prua.
15E Petrua u përgjegj, e i tha atij: Thuajna nevet këtë paravoli.
16Edhe Iisui i tha: Edhe po të pamënd jeni edhe juvet?
17Akoma nukë kupëtuatë se çdo sa hijënë ndë gojë, ndë bark venë, e mb’anë të poshtërme dalënë.
18E ato që dalënë nga goja, dalënë jashtë nga zëmëra, e ato pëgëjënë njerinë.
19Sepse nga zëmëra dalënë silloi të këqia, vreila, mihiera, kurvërira, të vjedhura, martiri të rreme, vllasfimira.
20Këto jan’ ato që pëgëjënë njerinë, ma të hajë njeriu bukë me duar të palara nukë pëgëhetë.
21E si dolli ateje Iisui, vate nga anët’ e Tirosë, e të Sidhonësë.
22E ja një grua nga Hananea, që dolli nga ato sinorë, e thërrit pas tij, e thosh: Eleismë, Zot, biri Dhavidhit, bija ime dhemonisetë keq.
23E ai nuk’ u përgjegj asaj asnjë fjalë. E erdhë pranë mathitit’ e tij, e i luteshinë, e i thoshnë: Lëshoje të vejë, se thërret pas nevet.
24E ai u përgjegj e tha: Nuk’ u dërguaçë, po veçme ndë dhënt të humbura të shtëpis’ e Israilit.
25E gruaja i falej atij, e i thosh: Zot, ndihmë mua.
26Edhe ai ju përgjegj, e i tha: Nuk’ ësht’ e mirë të marrë njeriu bukën’ e djelmet, e t’ua shtjerë qenet.
27Edhe ajo tha: Vërtet, zot, po edhe qentë hanë nga thrimetë që bienë nga sufraja e zotërinjet së ture.
28Ahiere u përgjegj Iisui, e i tha asaj: O grua, besa jote ësht’ e madhe, le të bënetë tek teje sikundrë do ti. E ju shërua bija e saj që atë sahat.
29E si u ngre ateje Iisui, erdhi afër detit së Galileësë, e hipi ndë mal, e rrij atje.
30E erdhë nde ai shumë botë, që kishnë me vetëhe të çalë, të verbërë, të shurdhërë, të kuspulluarë, edhe shumë të tjerë, e i huadhë ata përpara këmbëvet së Iisuit, e i shëroi ata.
31Kaqë që u çuditnë gjithë bota kur panë vuvëritë që flisnë, të kuspulluaritë të shëndoshë, të çalëtë që ecëijnë, e të verbëritë që shihnë, e lëvduanë Perndin’ e Israilit.
32E Iisui thirri mathitit’ e tij, e u tha: Më vjen likshtë për gjithë këtë botë, se janë tri dit që më presënë, e nukë dua t’i lëshoj ata pa ngrënë, se mos u vijë dhilë mb’udhë.
33E i thon’ atij mathitit’ e tij: Ku të gjejëmë navet nd’erimi kaqë shumë bukëra, sa të frihenë kaqë shumë njerëz?
34Edhe Iisui u tha ature: Sa bukëra kini? Edhe ata i thanë: Shtatë, edhe pakëzë pishqe.
35E porsiti gjithë botënë të rrijnë poshtë mbi dhe.
36E si muar të shtatë bukëtë, edhe pishqitë, e si efharistisi, e i bekoi, i theu, e jua dha mathitivet së tij, e mathitejtë i dhanë ndë gjithë njerëz.
37E hangrë të gjithë, e u frinë, e ngrijtinë të tepëruarat’ e copavet, shtatë shporta plot.
38E ata që hangrë ishnë katër mijë burra, përveçme gravet, edhe djelmet.
39E si lishoi turmat’ e njerëzet, hipi ndë varkë, e vate ndë sinorë të Magdhalasë.
सध्या निवडलेले:
Mattheo 15: ALTMK27
ठळक
सामायिक करा
कॉपी करा
तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.