YouVersion लोगो
सर्च आयकॉन

MATTHEUT 18

18
KAPTINA XVIII.
1Nd’atë herë erthnë dishepujtë te Iesui, e i thanë: Vallë cilli ashtë ma i math ndë mbëretënit të qillvet?
2Edhe Iesui thirri për-anë vetëhesë nji çun të vogëlë, edhe e qindroi ndë miedis t’atyneve,
3e tha: Për të vërtet po u thom juve, ndë mos u këthefshi, e të baheni porsi çunat’ e vogjilë, s’keni me hymë ndë mbëretënit të qillvet.
4Kush të përvejë pra vetëvetëhenë porsi kyi çun i vogëlë, kyi ashtë ma i math ndë mbëretënit të qillvet.
5Edhe kush të presi nji kësi çuni të vogëlë, mb’emënit t’em, ka pritunë mue.
6Por kush të shkandalizojë nji prei kësish të vogjilish qi më besojnë, ashtë mirë për ate me u varë nji gur mullini mbë qafë t’ati, edhe me u zhytunë ndë fund të detit.
7Mjer mbë botënë për shkandujt! Sepse ashtë nevojë me ardhunë shkandujtë; por mjer ati nieriu, qi vien shkandulli prei ati!
8Edhe ndë të shkandalizoftë dora jote a kamba jote, prei, edhe hidhi prei teje: ma mirë ashtë për tyi me hymë ndë jetët i çalë, a dorë-cunk, se tue pasunë dy duer, a dy kambë, me u hedhunë ndë ziarrm të pasosunë.
9Edhe ndë të shkandalizoftë syni yt, nxire, edhe hidhe prei teje: ma mirë ashtë për tyi me hymë ndë jetët me nji sy vetëmë, se tue pasunë dy, me u hedhunë ndë xhehenem të ziarrmit.
10Shikoni mos bani mbë asgja nji prei kësish të vogjilish, sepse po u thom juve, se engjujt’ e atyneve ndë qillt shofinë gjithënji faqen e t’im et qi ashtë ndë qillt.
11Sepse i bir’ i nieriut erdhi me shpëtuem të hupuninë.
12Qish u duketë juve? Ndë pastë nji nieri nji qind dhen, edhe me hupunë nji prei atyneve, nukë len të nandë-dhet e nandëtë, e vete ndëpër malet me kërkuem të hupuninë?
13Edhe ndë e gjetë, për të vërtet po u thom juve, se gëzohetë ma tepërë për atë, se për nandë-dhet’ e nandëtë qi s’kanë hupunë.
14Kështu nuk’ asht’ e dashunë përpara Atit tuei qi ashtë ndë qillt, me hupunë nji prei kësish të vogjilish.
15Edhe ndë të baftë faj yt vëlla, shko, edhe qirtoje ndërmiet teje, edhe ati vetëmë; ndë të ndëgjoftë, e fitove t’yt vëlla,
16por ndë mos të ndëgjoftë, merr bashkë me vetëhe edhe nji a dy vetë, për me “qindruem çdo fjalë ndë gojë dy a tre deshmitarve”.
17Edhe ndë mos u ndëgjoft’ atyneve, thueja kishësë; edhe ndë mos i ndëgjoft’ edhe kishësë, atëherë ai le të jetë te ti porsi gjintari edhe publikani.
18Për të vërtet po u thom juve: Qish të lithni mbi dhet, kanë me qenë lidhunë ndë qiell; edhe qish të sgjidhni mbi dhet, kanë me qenë sgjidhunë ndë qiell.
19Përsëri po u thom juve, se ndë qofshinë mbi dhet dy vetë prei jush me nji fjalë, për çdo farë gjaje qi të lypinë, ka me u bam’ atyneve prei t’im et qi ashtë ndë qillt.
20Sepse ku të jenë dy, a tre vetë mbëledhunë mb’emën t’em, atie jam edhe unë ndë miedis t’atyneve.
21Atëherë i erdhi për-anë Pietri, e tha: Zot ndë më baftë faj em vëlla, sa herë do t’ia ndëjej? Deri mbë shtatë herë?
22Iesui i thotë: Nukë të thom - Deri mbë shtatë herë, por - Deri mbë shtatë-herë ka shtatë-dhetë.
23Përandai mbëretënia e qillvet u përgjait me nji nieri mbëret, qi deshi me vum’ ore llogari me shërbëtorët’ e vet.
24Edhe kur filloi me vum’ ore llogari, i pruni nji detuer qi i kishte detyrë dhetë mijë tallanta.
25Edhe mbassi s’kishte me ia lamë, i zoti ati urdhënoi me u shitun’ ai, edhe grueja e ati, edhe të bijt’, edhe gjithë qish kishte, edhe me u lamë detyra.
26Shërbëtori pra i ra ndër kambë, e i lutei, tue thanë: Zot, bahu zemër-gjanë mbë mue, edhe kam me t’i lamë të gjitha.
27Edhe të zotit si iu dhimpt ai shërbëtori, e lishoi, edhe ia la detyrënë.
28Por ai shërbëtori si duel, gjeti nji prei shërbëtorëvet shokvet vet, qi i kishtë detyrë nji qind dinarë; edhe si e zuni, e kapte për fyti, tue thanë: Më laj ç’detyrë më ke.
29 Atëherë pra shërbëtori shoqi vet i ra ndër kambë, e i lutei, tue thanë: Bahu zemërë-gjanë mbë mue, edhe kam me t’i lamë të gjitha.
30Edhe ai nukë donte, por shkoi, edhe e vuni ndë burk, deri sa t’i lajë detyrënë.
31Edhe shërbëtorëtë shokët’ e ati kur panë se qish u ba, u idhënuenë fort, edhe erthnë, e i diftuenë të zotit vet gjithë qish u ba.
32Atëherë i zoti ati e thirri mbas vetëhesë, e i tha: Shërbëtor i keq, gjith’ atë detyrë ta lashë, sepse m’u lute;
33nukë duhei edhe ti ta ndëjeishe shërbëtorinë shoqinë tand, sikurse të ndëjeva edhe unë?
34Edhe i zoti ati u zemërue, edhe e dha ndër duer t’atyneve qi mundojnë, deri sa të lajë gjithë detyrënë qi i kishte.
35Kështu edhe em Atë qiellori ka me ua bamë juve ndë mos ia falshi me gjithë zemërat tueja gjithë-se-cilli të vëllait vet fajet’ e atyneve.

सध्या निवडलेले:

MATTHEUT 18: DHRGKK72

ठळक

सामायिक करा

कॉपी करा

None

तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन