Mattheo 6
6
Krie e gjashtëtë
1Vështoni të mos bëji eleimosinë tuaj përpara njerëzet, për të dukurë nd’ata, se ndë bëfçi ashtu nukë keni ndonjë pagë nga jati juaj i Qiellvet.
2Po kur të bëç eleimosinë, mos digjoneç përpara vetëhesë, sikundrë bëjënë Ipokritetë brënda ndë Sinagoje, edhe mb’udhëra, që të mburenë nga njerëzitë. Vërtet u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.
3Po ti kur të bëç eleimosin, le të mos njohë dora ite e mëngjëra, atë që bën e djathëta.
4Që të bënetë eleimosini it fshehura, e jati it që sheh ndë të fshehurë, ai do të ta apë ti faqeza.
5Edhe kur do të faleç, të mos bëç si Ipokritetë - se ata kanë zakon të rrinë e të falenë ndë të mbjedhura e ndëpër anë t’udhëravet, që të shohënë njerëzitë; me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.
6Po ti kur të faleç, hirë brënda ndë shtëpi tënde të vogëlënë, e si të mbillç derënë tënde falu te jati it, që rri mbë të fshehurë, e jati it që sheh ndë të fshehurë do të ta paguajë ti faqeza.
7Edhe kur të faleni, mos thoi fjalë të tepëra, sikundrë bëjënë Ethnikotë, se ature u duketë, se kur të thonë shumë fjalë do të digjonenë.
8Po juvet mos u gjani ature, sepse jati juaj i di se ç’u duhetë, pa kërkuarë akoma juvet prej sij.
9Faluni adha juvet kështu: Jati inë që je mbë qiell, qoftë shëntëruarë ëmëri it.
10Artë mbretëria jote. U bëftë urdhëri it, sikundrë bënetë ndë Qiell ashtu edhe mbë dhe.
11Epna navet bukën’ e sorme që na duhetë për fis tënë.
12Edhe ndëlena fajetë tona, sikundrë ndëlejemë edhe na ata që fëlejënë ndë nevet.
13Edhe mos na lëshoç nevet ndë ndonjë pirasmo, po shpëtona navet nga i ligu, se jotja është mbretëria, edhe fuqia, edhe lëvdimi ndë jetë të pasosurë. Vërtet.
14Sepse ndë ndëlefi njerëzet fajet’ e ture, edhe jati juaj i qiellvet do t’u ndëlejë juvet.
15Ma ndë mos ndëjefi njerëzëvet fajet’ e ture, as jati juaj do të ndëjejë fajetë tuaj.
16E kur agjëroni, mos vari buzënë tuaj, sikundrë bëjënë Ipokritetë, se ata ligëjënë faqet’ e ture, që të dukenë ndë njerëz se agjërojënë. Me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.
17Po ti kur do t’agjëroç, liej krietë tat, edhe laj faqet’ e tua.
18Që të mos dukeç ndë njerëz se agjëron, po nde jati it që është ndë të fshehurë, e jati it që sheh edhe ndë të fshehurë, do të ta paguajë ti faqeza.
19Mos mbëjidhi ju gjë shumë mbë dhe, atje që edhe krimbi edhe kopica e prish, edhe atje që shpojënë kusarëtë, e vjedhënë.
20Po mbëjidhi gjë për vetëhe tuaj ndë qiell, atje që as krimbi, as kopica e prish, e atje që kusarëtë nukë shpojënë, e nuk’ e vjedhënë.
21Sepse atje që është gjëri juaj, atje do të jetë edhe zëmëra juaj.
22Drit’ e kurmit është siu, e ndë qoftë siu it i pastruarë, gjithë kurmi it do të jetë i ndriturë.
23Ma ndë qoftë siu it i lig, gjithë kurmi it do të jetë i erëtë. E nd’është që drita jote ësht’ erësirë, sa më tepër është erësira?
24S’mun njeri të punojë di zotërinj, se ja njerinë do të urrejë, e tjatërinë do të dojë, ja njerinë do të ndërojë, e tjatërinë do të ksendërojë. Nukë mundni të punoni ndë një kohë Perndinë, edhe Mamonanë.
25Pra andaj u thom juvet, mos mëndoneni ndë shpirt tuaj, ç’do të hai, edhe ç’do të pii, edhe ndë kurm tuaj ç’do të vishni; mos nuk’ është shpirti më i ndërçurë nga të ngrënëtë, edhe kurmi nga të veshuritë?
26Vështoni ndë zogj të qiellit, që as mbjellënë as kuarjënë, as mbëjedhënë nd’ambarë, e jati juaj i qiellit i ushqen ata; e qish juvet nukë bëni fark më tepër se ata?
27Cili nga juvet me shumë silloi mund të madhojë një kut shtatn’ e tij?
28Edhe për të veshurë pse mëndoneni, vështoni lulet’ e aravet, qish madhonenë; as mundohenë as tjerënë.
29E u thom juvet, që as Sollomoni mbë gjithë të madh të tij s’mund të vishej si një nga këto.
30E nd’është që vesh Perndia kështu barëratë e aravet, që sot janë, e nesër vihenë ndë furë, shumë më tepër juvet, besëpakë.
31Mos u mëndoni shumë e thoi: Ç’do të hamë, e ç’do të pimë, edhe ç’do të veshjëmë?
32Sepse gjithë këto Ethnikotë i kërkojënë, e jati juaj i qiellit e di se ju duhenë gjithë këto.
33Po kërkoni më përpara mbretërin’ e Perndisë, edhe të drejtën e tij, e gjithë këto do t’u ipenë juvet.
34Mos u mendoni dha për të nesërmenë, se e nesërmeja do të bjerë të sajtënë. E me aft ndë çdo ditë të këqiat’ e saj.
လက်ရှိရွေးချယ်ထားမှု
Mattheo 6: ALTMK27
အရောင်မှတ်ချက်
မျှဝေရန်
ကူးယူ
မိမိစက်ကိရိယာအားလုံးတွင် မိမိအရောင်ချယ်သောအရာများကို သိမ်းဆည်းထားလိုပါသလား။ စာရင်းသွင်းပါ (သို့) အကောင့်ဝင်လိုက်ပါ
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.