Devocione dhe Plane Leximi falas për Romakëve 12:2

Të ndjekësh Perëndinë, jo të kërkosh miratimin e njerëzve
4 Ditët
Zbuloni se si të mos përqendroheni më te miratimi i të tjerëve, por të ndiqni Perëndinë. Fituesi i medaljes olimpike Daniel Roberts, na tregon historinë e tij, njohuri praktike dhe Shkrimin. Do të gjeni lirinë dhe do të mësoni të jetoni për lavdinë e Perëndisë, jo për vlerësimin e botës. Ky plan 4-ditor që përmban paqe dhe qëllim, është pjesë e "Serisë së garave ose ndeshjeve për sportistët".

Të gjesh liri nga stresi
5 ditë
Stresi është i vërtetë, por nuk duhet të drejtojë jetën tënde. Nëpërmjet Krishtit, ne mund ta riformulojmë atë, ta rifokusojmë atë dhe ta ripërcaktojmë atë. Nëse jeni duke luftuar me stresin, shikoni këtë Plan 5-ditor të Biblës për të mësuar se si të gjeni lirinë dhe paqen.

Gjetja e Paqes
10 Ditë
A do më shumë paqe në jetën tënde? A do që qetësia të jetë më shumë sesa vetëm një dëshirë? Ti mund të fitosh paqen e vërtetë por vetëm nga një burim - Zoti. Bashkohu me Dr. Charles Stanley ndërsa ai të tregon rrugën drejt paqes së mendjes që ndryshon jetën, duke të ofruar mjetet për zgjidhjen e pendimeve të kaluara, përballjen me shqetësimet e tanishme, dhe qetësimin e anktheve për të ardhmen.

Ç’është dashuria e vertetë?
12 ditë
Kushdo dëshiron të dijë se çfarë është dashuria në të vërtetë. Por fare pak njerëz shohin atë që Bibla thotë për dashurinë. Dashuria është një nga temat qendrore të Shkrimit dhe virtyti më i rëndësishëm i jetës së Krishterë. Ky plan nga Shërbesat Thistlebend shqyrton kuptimin biblik të dashurisë dhe si ta duam më mire Perëndinë dhe të duam të tjerët.